Prishtinë, 22 mars -“Shqiptarët edhe pse kremtuan nje shekull pavarësinë e shtetit, cështja shqiptare në ballkan ende nuk është e zgjidhur përfundimisht.. » janë keta vetëm ca prononcime të akademik Rexhep Qosjes në intervistën dhënë kohe me pare agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë”

 

Xhavit Haliti ceshtja e Presheves, ceshtje e Tiranës e jo e Prishtinës. Hashim Thaci: Une jam gardian i shqiptareve ne ballkan?!

Sipas akademikut kosovar “t’i mbash me zor serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës nën një shtet që nuk e duan është jo e drejtë dhe jo demokratike, që ndryshe mund të thuhet t’i mbash ata nën okupim” Sipas qosjes “Zgjidhja më e drejtë, Lugina e Preshevës me Kosovë, Veriu me Serbi”

“Do e marrim Preshevën, nëse Serbia na e jep, por s’kemi cka me i dhënë…” ka thene sot kryeparalmentari kosovar Kadri Veseli. Kesaj deklarate te Vesleit, menjëhere ju eshte  pergjigjur Beogradi, rrespektivisht Masrko Gjuriq, nga Zyra e qeverisë për Kosovën duek then se “Presheva po se po, por edhe është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë.”

Per dallim nga Veseli dhe Gjuriq rreth Presheves, njeriu numer dy i Kuvendit e Kosoves z.Xhavit Haliti mendon pak me ndryshe  se ata. I pyetur nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” se cfare mendon per kembin e territoreve mes Kosoves dhe Serbisë nenkryetari i Kuvendit te Kosovës Xhavit Haliti eshte pergjigjur se “Ne perputhje me ligjet nderkombëtare per ceshtjen shqiptare ne Serbi dhe te drejtave te tyre ne Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë me kushtetute eshte ne njefare menyre kujdestare Republika e Shqiperise. Nese bashkesia nderkombëare invovolvohet ne evetimin e problemeve ne ballkan dhe me stabilzuar rajonin atehere edhe mund te bisedohet per gjere te tilla, ridefinimin e kufijve. Por mendoj se për situaten aktuale, Kosoves nuk i takon dhe nuk do te ishte mire qe te del zyrtyrisht me kete teme, ceshtjen e krmbit te territoreve. Ne jemi nen nje proces nderkombëtar realisht nese nuk do te kishim mbeshetjen e nderkombëtareve, ne nuk do te ishim këtu ku jemi sot me keto te arritura. Ajo që neve na rpeokupon dhe na intereson eshte ajo qe shqiptaret entik ne Medvegjë, Bujnaoc dhe Preshevë dhe kudo qe jetojne ne Republiken e Serbisë te kene te drejtat e tyre te” barabarta me qytetaret e tjere. Qe ata t’mos ndiqen, t’mos persekutohen te kene mundesi ne shkollimin edukimin, punesimin dhe zhvillim kuluturor kombëtar dhe mendoj qe proceset e integrimeve ne Evropë jane qe te gjithe nje dite te bashkohen..”.

Per dallim nga Xhavit Haliti, Hashim Thaci kishte deklaruar para ca kohesh se “Une jam gardian i shqiptareve ne ballkan..”

SHPËRNDAJE