Floket Kanella ndër shekuj përdoret si një nga përbërësit më interesantë në kuzhinë, ndërsa së fundi për të flitet gjithnjë e më shumë, pasi shihet si preparat i shkëlqyeshëm për flokët.
E pra, shumë gjëra që tashmë i keni në shtëpinë tuaj mund të shërbejnë si zëvendësim i mirë për preparatet e shtrenjta komerciale.
Kanella është padyshim një prej tyre.
Ju sjellim udhëzuesin e shkurtër për çeljen e flokëve me ndihmën e kanellës.
1. Përgatitja e përzierjes
Në enën me madhësi mesatare vendosni 200 mililitra të balsamit tuaj të preferuar (nëse keni flokë shumë të gjata, mund të vendosni edhe më shumë), tri lugë kanellë të bluar paraprakisht dhe 100 mililitra mjaltë natyral të bletëve.
Përzieni mirë përbërësit me lugë plastike.
Mos përdorni lugë metalike, pasi disa metale mund të reagojnë negativisht me përbërësit e përzierjes.
Mbuloni enën dhe lëreni 30 minuta në temperaturën e dhomës.
2. Shamponizimi dhe përgatitja e flokëve
Lani flokët me shampo dhe regjenerues klasik (balsam-kondicioner), me metodën tuaj të zakonshme.
Shtrydhni mirë ujin dhe mbështillni flokët dy minuta në një peshqir të nxehtë.
Pas kësaj, me gishta ose me furçë të gjerë krihni flokët për të mundësuar aplikim të njëtrajtshëm të përzierjes me kanellë.
Flokët ndani në pjesë me trashësi 5 centimetra dhe kapni çdo pjesë për të mos u ngatërruar me pjesën në të cilën aplikoni përzierjen.
3. Aplikimi i përzierjes në flokë
Lëshoni pjesën e parë të flokëve që dëshironi t’i çelni.
Përdorni gishtat ose furçë të trashë për ta aplikuar përzierjen njëlloj në flokë.
Kur të keni mbaruar, lidheni pjesën e lyer të flokëve dhe forcojeni përsëri mbrapa në kokë.
Lironi pjesën tjetër të flokëve dhe përsëriteni tërë procesin edhe një herë.
Shmangeni ekspozimin e lëkurës ndaj përzierjes, meqenëse kanella mund të irritojë një lëkurë më të ndjeshme.
4. Bëjini një masazh flokut dhe mbështilleni me qese plastike.
Mund ta thani me tharëse flokësh për 15 minuta.
Nëse nuk keni tharëse, mbështillni një peshqir të nxehtë rreth kokës dhe lëreni ashtu rreth gjysmë ore.
Pas kësaj hiqeni peshqirin ose fikeni tharësen dhe lëreni përzierjen në kokë edhe 3 deri 4 orë në temperaturën e dhomës.
Sa më gjatë të mbani përzierjen në kokë, rezultatet do të jenë më të mira.
5. Shpëlarja e kokës
Pasi që kalon kohë e mjaftueshme si më sipër, hiqeni qesen.
Ngadalë lëshoni gërshetat e krijuara dhe hapni flokët me duar. Shpëlani përzierjen nga koka duke përdorur ujë të ngrohtë me presion të lartë.
Nëse u përmbaheni të gjitha udhëzimeve, flokët tuaj do të jenë më të çelëta me dy nuanca. Nëse dëshironi të shtoni shndritje shtesë, përsëriteni tërë procedurën pas 48 orësh.