Marrëveshja për pranimin e diplomave, është arritur më 21-22 Nëntor 2011, në kuadër të dialogut në mes të Prishtinës (Kosovës) dhe Beogradit (Serbisë), dialog ky i lehtësuar nga BE-ja. Ajo vërteton se Asociacioni i Universiteteve Evropiane, do t`i vërtetoj diplomat e lëshuara nga institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë, që ato të pranohen në Serbi, në lidhje me arsimimin e mëtutjeshëm dhe/ose punësimin në sektorin publik.
SPARK-u është duke punuar si partner në procesin e implementimit dhe ka hapur një zyrë në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë, prej ku ata do të mbikëqyrin verifikimin e parë të diplomave, do t`i përkrahin kandidatët dhe do t`a ndihmojnë procesin e verifikimit që do të kryhet nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane.
Lexo njoftimin për shtyp këtu.
Për të aplikuar për Pranimin e Diplomës
Të gjithë kandidatët e interesuar, që kanë marrë një diplomë nga një institucion i arsimit të lartë në Kosovë, duhet të paraqesin:
1. Formularin e aplikimit të plotësuar në gjuhën Angleze, Shqipe ose Serbe (shih formularët më poshtë);
2. Diplomën;
3. Shtojcën e diplomës;
4. Pasqyrën e notave/ certifikatën e notave.
Ju lutemi vini re: Në mënyrë që personeli jonë të konfirmojë validitetin e dokumenteve tuaja, kur të aplikoni personalisht, ju duhet të sillni origjinalin si dhe kopjen legale/të vulosur e të vërtetuar (nga përkthyesit e autorizuar), të secilit prej tre dokumenteve të fundit. Diploma, shtojca e diplomës dhe certifikata e notave, duhet të merren në universitetet përkatëse ku kandidati ka studiuar.
Aplikimet duhet të parashtrohen personalisht në zyrën e SPARK-ut, që ndodhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Zyra është e hapur gjatë ditëve të punës prej orës 08:00-12:00.
Adresa:
SPARK Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Kati i parë, Zyra 103
Agim Ramadani p.n., 10 000
Prishtinë, Kosovë
Për më shumë informata, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni nëpërmjet të postës elektronike [email protected] dhe/ose nëpërmjet të telefonit +377 (0)44 810 082.
JA EDHE ADRESA (LINKU) PËR ATA TË CILËT DUAN TË PLOTËSOJNË FORMULARIN PËR TË BËRË APLIKAQCIONIN E DIPLOMËS SË TYRE
http://www.spark-online.org/images/stories/documents/diploma_acceptance/pranimi_i_diploms_universitare_shqip.pdf
*Vërejtje: ju duhet të sillni me vete origjinalet dhe kopjet e vërtetuara ligjërisht 1 nga secila prej këtyre tri dokumenteve kur të aplikoni personalisht, në mënyrë që personeli ynë.Ju lutemi të keni parasysh që vula për vërtetim nuk duhet të përmbaj logo-n shtetërore apo t’i referohet republikës.
—————————————————-
Diploma Acceptance Project | ![]() |
![]() |
![]() |
To apply for Diploma Acceptance
(for Albanian/Serbian, scroll down)
All interested candidates, who have received a diploma from a higher educational institution in Kosovo, need to submit: