Sipas shtypit zviceran duke iu referuar agjencisë informative “Presheva Jonë” dhe komunitetit shqiptarë në kantonin e Vaudit (VD) është rrezik i madhë  për jetën e të arrestuarit të ekstradohet  në Serbi siq  e kërkon Beogradi, për shkak se gjitha arresimet dhe dënimet e fundit nga Serbia ndaj të rinjëve shqiptarë në Luginën e  Preshevës  janë arbitrare dhe me motive politike. Në gjitha vendet e botës mund të ekstradohet i arrestuari  si në Kosovë, Shqipëri apo gjetiu, por asesi në Serbi jo, kështu është deklaruar për këtë gazetë Musa Pali, këshilltarë komunal i Vevey, qytet ku ka banuar dhe u arrestua ish-luftëtari i UCK-së.

Gjenevë, 21 prill/ AIK-Presheva Jonë

Një ish-pjesëtar i UÇK-së, i akuzuar për krime të luftës, ishte arrestuar në Zvicër, me kërkesë të Serbisë, ka njoftuar ministria e drejtësisë së Zvicrës, kanë njoftuar dje dhe sot gjitha mediat zvicerrane ,skur ato elektronike poashut edhe shtypi i këtushëm duke iu referuar Agjencisë Infortmative Kombëtare “Presheva Jonë”. Për dallim nga mediat shqiptare, duken se mediat zvicerrane, në këso rastesh duken më të matura, sepse këto nuk japin as emrin e as origjinën e të arrestuarit, sepse i arrestuari ish-luftëtar i UCK-së  ende nuk dihet se a do të ekstradohet apo jo në Serbi apo Kosovë (që psoedon pasaportë të Kosovës) edhe pse Beogradi atë e kërkon.

“Ai është i dyshuar se ka bërë krime të luftës, si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Folco Galli, zëdhënës i ministrisë së drejtësisë. Më tutje, ai ka theksuar se “ai është i kërkuar nga autoritetet e Serbisë dhe aktualisht është nën arrest në shqyrtim të ekstradimit”.

Autoritetet e Zvicrës po e shqyrtojnë kërkesën për dorëzim, tha zëdhënësi Galli, duke shtuar se ish pjesëtari i UÇK-së, emri i të cilit nuk është publikuar, mund të ushtroj ankesë, nëse autoritetet e Zvicrës vendosin ta pranojnë kërkesën e Serbisë për ekstradim, ka njoftuar “Presheva Jonë” , ka njoftuar kjo agjenci informative shqiptare (Les autorités serbes ont adressé à Berne une demande formelle d’extradition le 8 mars, selon Folco Galli, porte-parole de l’OFJ, qui confirmait une information de Presheva Jonë, une agence de presse albanaise. Lors de son audition vendredi passé, le suspect s’est opposé à son extradition) ka shkruar e përditshmja autoritative “Le temps”  e zvicrrës.  Sikur kjo gazette kanë raportuar edhe agjencia zvicerane  ATS/ SDA si dhe agjencia franceze AFP si dhe agjenci e media tjera botërore.

Raportohet se Beogradi e akuzon këtë person se ka kryer krime të luftës kundër civilëve serbë në vitin 1999 në Gjilan. Sipas kërkesës së Beogradit për ekstradim, personi i akuzuar ka pasaportë të Serbisë. Zëdhënësi Folco Galli, tha se i arrestuari nuk ka pasaportë zvicerane..

 Për arrestimin e Sh.N. pos “Le Temps”, “Tribune de Genere”, “20 minutes”, ka shkruar edhe gazeta tjetër zvcerane “24 Heures”. Sipas kësaj të fundit “ i dyshuari për krime i arrestuar në Vevey të Zvicrës me kerkesën e Beogradit ende nuk është ekstraduar dhe se autoritet zvicerrane janë duke e shqyrtuar dosjen e tij” . Sipas shtypit zviceran duke iu referuar agjencisë informative “Presheva Jonë” dhe komunitetit shqiptarë në kantonin e Vaudit (VD) është rrezik i madhë  për jetën e të arrestuarit të ekstradohet  në Serbi siq  e kërkon Beogradi, për shkak se gjitha arresimet dhe dënimet e fundit nga Serbia ndaj të rinjëve shqiptarë në Luginën e  Preshevës  janë arbitrare dhe me motive politike. Në gjitha vendet e botës mund të ekstradohet i arrestuari  si në Kosovë, Shqipëri apo gjetiu, por asesi në Serbi jo, kështu është deklaruar për këtë gazetë Musa Pali, këshilltarë komunal i Vevey, qytet ku ka banuar dhe u arrestua ish-luftëtari i UCK-së.

SHPËRNDAJE