Preshevë, 12 janar -Gazeta beogradase “Telegraf”, në numrin e saj të sotëm në ballinë me titull “Biznismeni kosovar nuk pyet per cmimin e lrmit te Ramush Haradinajt”” (“Kosovski biznismen Pacoli ne pita za cenu slobode Ramuša Haradinaja“), trasnmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Sikur kjo gazete serbe dhe mediat tjera te Beogradit shkuajne sot se ” zoti Pacolli është i bindur se “Franca është duke punuar në lirimin e Ramushit”.” Sipas tyre biznesmeni i Kosovës, ish presidenti Behgjet Pacolli, nuk është duke i kursyer paratë për lirimin e Ramush Haradinajt. Gjithashtu, sipas kësaj gazete, ai, lobon me grupe të caktuara në Francë për të bërë presion te politikanët dhe mediet në favor të fushatës për lirimin e Haradinajt.
Këto konstatime media serbe i mbështet në deklaratat e zotit Pacolli të shprehura në rrjetin e tij social, pastaj gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe zhgënjimin e tij, që Parlamenti i Kosovës, nuk nxori një Rezolutë për lirimin e Haradinajt, trasnmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Dom rkujtuar se z.Haradinaj u arrestua javën e kaluar në aeroportin e Basel-Mulhouse, në bazë të urdhër-arrestit nga Serbia, me akuzën për krime lufte kundër popullatës civile të Zonës së Dukagjinit, në periudhën prej viteve 1998 – 1999, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e Tribunalit të Hagës.
Do theksuar se para disa jave serbet dinin forte mire se do te ndiodhte arrestimi, mpasi perthyen një seri shkrimesh rreth Haradinaj dhe grupit të tij, gjoja “në bashkëpunim me nëntokën, bënë kontrabandë me armë.” E gjithë kjo zhurmëri propagandistike bëhej për të legjitimuar qarqe të ndryshme ndërkombëtare për kinse veprimtarinë e rrezikshme të zotit Haradinaj para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës.