Edhe agjencitë informative dhe shtypi botëror shkruajtën për kthimin nga Haga të ish-kyremnistrit kosovar Ramush Haradinajt. “La liberte” e Belgjikës kthimin e liderit të AAK-së në Prishitnë e ka titulluar “Haradinaj kthehet në atdhe si Hero”  (“Haradinaj revient chez lui en héros ») Lirimit nga Haga të Haradinajt me një shkrim të gjatë i ka përkushtuar edhe e përditshmja zvicerane “Le Temps” e Zvicrës, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”

Gjenevë, 12 maj

Krahas jehonës së madhe në mediat shqiptare të kthimit në vendlindje të lideri Ramush Haradinajt nga Haga edhe agjencitë informative dhe shtypi botëror shkruajtën për kthimin e ish-kryeminisrtit kosovarë në Prishtinë.  Kështu gazeta belge  “La liberte” kthimin e lider të AAK-së në Prishitnë e ka titulluar “Hradainaj kthehet në atdhe si Hero”  (“Haradinaj revient chez lui en héros ») Lirimit nga Haga të Haradinajt me një shkrim të gjatë i ka kushtuar edhe e përditshmja zvicerane “Le Temps” e Zvicrës.

Ramush Haradinaj zbriti pak para mesditës enjten në Aeroportin e Prishtinës. Ai menjëherë ia dorëzoi pasaportën e tij të policisë së misionit të BE-së EULEX, të cilët më pastaj  e shoqëruan atë në shtëpinë e tij. Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandant  UÇK-së është vendosur në mbikqyrje deri në ditëne verdikit, kur do të dal  vendimit i apelit për  te, ka shkruar fillimisht e përditshmja zvicerane “Le Temps”.

 

 

 

I inkuadruar në krye të qeverisë së Kosovës në mars të vitit 2005, Ramush Haradinaj u akuzua nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) për “krime kundër njerëzimit të kryera kundër civilëve serbë, romë, shqiptarë..” në rajonin e Dukagjinit, në Kosovën perëndimore. Ai u lirua në prill të vitit 2008, pas një gjykimi të dështuar nga zhdukjes së dëshmitarëve kryesorë.

 

 

 

Në fund kjo gazetë zvcerane ka shkruar se Ramush Haradinaj  vjen në Kosovë një javë pas lirimit të një  komandantit tjetër të ish- UÇK-së, Fatmir Limaj, i cili ishte edhe Ministri i MP. Limaj, i cili udhëhoqi luftën guerile në rajonin e Malishevës, i liruat nga Tribunali i Hagës në vitin 2005. Prova të reja të krimeve të luftës të kryera nën komandën e tij në fshatin Klecka kishte çuar misionin e EULEX-it për të filluar një gjykim të ri kundër tij në shtator 2011.

 

SHPËRNDAJE