Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha në mbyllje të bursës së Nju Jorkut, në ambientet e Nasdaq, është parë nga mediet e huaja si një eveniment i rëndësishëm. Kështu një nga mediat më të mëdha ndërkombëtare, dedikuar tërësisht ekonomisë, Bloomberg I ka kushtuar vëmendje kësaj vizite, duke shkruar disa artikuj, mbi marrjen pjesë të kryeministrit shqiptar, në bursën e Nasdaq.


Sipas artikullit të Bloomberg Businessëek, kreu i qeverisë shqiptare, përshkruhet si një nga figurat madhore të transformimit të Shqipërisë demokratike, që nga falimentimi i komunizmit në fillimet e viteve ’90. duke bërë një biografi të karrierës politike të kryeministrit Berisha, Bloomberg shkruan se si një president i Shqipërisë, nga ’92 – në ’97 dhe kryeministër që nga 2005, Berisha ka qenë një nga mbështetësit kryesor të reformës politike, juridike dhe ekonomike të Shqipërisë.

 

Ai, citohet më tej në artikull, ka ulur taksat, ka privatizuar industrinë shtetërore, ka liberalizuar tregun dhe politikat e punës, si dhe ka goditur korrupsionin. Nën udhëheqjen e kryeministrit Berisha, Shqipëria u bë anëtare e NATO s në vitin 2009, vendi ka regjistruar një rritje me 315 për qind të investimeve të huaja direkte në pesë vitet e fundit, shton artikulli.


Por Bloomberg nuk ka hezituan të përmend edhe faktin se nën drejtimin e Sali Berishës, Shqipëria u rendit këtë vit nga Lonley Planet si një nga destinacionet më të mira për tu vizituar në 2011. Në një tjetër artikull të Blomberg, citohet fjala e kryeministrit në një intervistë të dhënë në New York, ku kreu I ekzekutivit ka folur për nivelin e borxhit publik ne 59,7% të PBB brenda kufijve të përcaktuar nga BE.

.

SHPËRNDAJE