“Informacionet e freskëta që mora nga Brukseli vetëm sot paradite tregojnë se janë paraqitur 50 azilkërkues shqiptarë. Shumica janë nga qarku i Shkodrës. Prandaj erdha ketu për një takim pune me autoritetet vendore të qarkut.” Ka theksuar ai

Shtohet numri i shqiptarëve të cilët kanë kërkuar azil në Belgjikë. Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit dhe Azilit në Belgjikë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Hysni Burgaj ka theksuar se brenda një dite, në zyrat e aplikimit për azil në Belgjikë janë paraqitur 50 kërkesa, ku shumica e azilkërkuesve janë nga zona e Shkodrës.

Zyrtari belg ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për të frenuar një fenomen të tillë pasi personat që kërkojnë azil paraqesin dokumenta të rreme.

“Informacionet e freskëta që mora nga Brukseli vetëm sot paradite tregojnë se janë paraqitur 50 azilkërkues shqiptarë. Shumica janë nga qarku i Shkodrës. Prandaj erdha ketu për një takim pune me autoritetet vendore të qarkut.” Ka theksuar ai

Sipas zyrtarit belg nëse vijohet me këtë ritëm deri në fund të këtij muaji numri I azilëkrkuesve shqiptarë do të kapin shifrën e 300-400 persona dhe kjo sipas tij do të krijonte problem.
Ndërkohë që Hysni Burgaj drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deklaroi se do merren masa dhe u kërkoi shqiptarëve që të mos bien pre e mashtrimeve pasi në këtë mënyrë do të humbasin të drejtën për të hyrë në vendet Shengen. Vetëm dy muajt e fundit ka pasur 161 kërkesa për azil nga Shqipëria, të cilat në shumicën dërrmuese të rasteve janë cilësuar si histori mashtrimi vetëm për të emigruar nga Shqipëria.

SHPËRNDAJE