I nderuar si gazetar i botës, i injoruar nga shoqatat e Kosovës

Më 3 qershor 2005 Bardhyl Ajeti ishte qëlluar nga një veturë po ashtu në lëvizje nga dora e zezë gjakatare e krimit.

Vitet po kalojën dhe ende asnjë sinjal se është hetuar diçka rreth vrasjes së komentatorit dhe kolumnisti të gazetës “Bota sot” Bardhyl Ajetit. Edhe pse kanë kaluar shtatë vjet që nga atëherë autorët e kësaj vrasje nuk dihen. Edhe kjo vrasje sikur shumë të tjera është kryer në pikë të ditës dhe ka pasur edhe një dëshmitar dhe që zbardhja e saj mbetet akoma mister.

Lexuesit e panumërt të gazetarit të talentuar, të gjithë adhurues të zjarrtë të tij, miq e dashamirës të gazetës, personalitete të përkushtuara ndaj fjalës së lirë, institucione perëndimore e ndiqnin pa pushim situatën shëndetësore të gazetarit, e cila, mjerisht, nuk jepte shpresa. Ankthi kaplonte çdo sekondë kolegët dhe stafin e gazetës “Bota sot”…


SHPËRNDAJE