Melissano, 21 korrik 2012, NOA/A.Ymeraj- I zhgënjyer nga martesa e parë, këtë herë zgjodhi një shqiptare për tu martuar, por edhe kjo martesë rezultoi më e dështuar se e para.

Kjo është historia e një 73 vjeçari italian i cili u vra nga gruaja e tij shqiptare në Melissano të Italisë.

E dëshpëruar dhe në panik pasi vrau të shoqin, shqiptarja S.Mehmeti 60 vjeç tentoi ti japi fund jetës.

Sipas policisë siç informon noa.al, thuhet se gruaja e ka masakruar të shoqin me goditje thike, ndërsa më pas ka prerë venat e saj.

Trupat e përgjakur të bashkëshortëve u gjetën nga fqinjët, ku shqiptarja e plagosur u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq për të moshuarin ndihma e dhënë rezultoi e kotë, pasi kishte humbur jetën nga plagët e marra.

Mësohet se italiani ka dy vajza nga martesa e parë të cilat janë shprehur të shokuara për ngjarjen, pasi nga ana e tyre thuhet se babai nuk kishte probleme me gruan e tij me të cilën ishte martuar prej më se 10 vjetësh.

SHPËRNDAJE