Me thikë në dorë, i lyer me benzinë tenton djegien në mes të Vlorës. Ndërhyrja në kohë e policisë, parandalon ngjarjen. Burri prej kohësh vuante nga depresioni.

 

Tenton të vetëdigjet, shpëtohet fal ndërhyrjes në kohë të së policisë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në qendër të qytetit të Vlorës. Burimet policore lokale kanë sqaruar se 58-vjeçari Shezai Skëndaj, banues në lagjen “1 Maji”,  është lyer me benzinë dhe me një thikë ka tentuar të vetëvritet. Mësohet se 58-vjeçari kishte shkuar tek rrethërrotullimi në Skelë, një zonë mjaft e frekuentuar dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, duke kërcënuar se do vetëvritej .

“ Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, në vend kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat mbas disa minutash kanë arritur të qetësojnë dhe neutralizojnë këtë shtetas dhe ta shoqërojnë për në ambientet e komisariatit”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë së Vlorës. Skëndaj vuante prej kohësh nga depresioni mendor, ndërkohë që sot ai është vizituar nga mjekët psikiatër. Sipas të dhënave paraprake, 58-vjeçari Skëndaj pak kohë më parë ka humbur djalin në Itali, ç’ka mendohet se  e ka futur në një gjendje të rënduar depresive. 9 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

SHPËRNDAJE