Në gjitha dogant  e vendkalimeve  kufitare ku  Lugina e Preshevës kufizohet me vendet fqinje të Serbisë (me Maqedoninë)  mund të numërohen në gishtëronj kuadrot shqiptare të punësuar në këtë vendkalim doganore edhe pse në komunën e Preshevës popullsia përbëhet me mbi 95 % me shqiptarë, njofton agjencia informative kombëtare « Presheva Jonë ».  Pra, ky përkufizim dhe numër simbolik i kuadrove shqiptare në dogant serbe, sipas kësaj agjencie,  flet më shumë se diskriminim, sikur dikur në disa vendet zezakët nuk inkuadorheshin në podtet shtetërore përshkak ngjyrës apo kombësisë së tyre… ?!                                                                                     

 

AVNI JUSUFI

Preshevë,10 qershor

 

Edhe përkundër përpjekjeve të njëpasnjëshme të faktorit politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës,gjendja në vendkalimin kufitar me Maqedoninë ende nuk ka ndryshuar në aspektin e inkuadrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet shtetërore. Përkitazi me këtë,në vendkalimin kufitar me Maqedoninë  mund të numërohen në gishta shqiptarët e punësuar në këtë vendkalim,edhe pse në komunën e Preshevës popullsia përbëhet me mbi 95 % me shqiptarë, njofton agjencia informative kombëtare « Presheva Jonë ».  Pra, ky përkufizim dhe numër simbolik i kuadrove shqiptare në dogant serbe, sipas kësaj agjencie,  flet më shumë se diskriminim, sikur dikur në disa vendet zezakët nuk inkuadorheshin në podtet shtetërore përshkak ngjyrës apo kombësisë së tyre… ?!

Në këtë vendkalim, kohëve të fundit ,janë angazhuar dy deri në tre doganierë shqiptarë nga Presheva si dhe po aq policë,çka sipas analizave të këtushme, është numër më i vogël se simbolik i inkuadrimit të shqiptarëve në këtë vendkalim kufitar. Ndërkaq,në anën tjetër vendkalimi i ri mes Miratocit dhe Llojanit të Maqedonisë,që kishte plan të hapet qysh para disa vitesh,ende nuk është gati dhe as që pritet së shpejti të hapet,sepse mungon disponimi i dy shteteve për hapjen e këtij vendkalimi shtesë për banorët e Luginës së Preshevës që do të kishte mundësuar lëvizje më të lirë dhe më të shpejt për këtë popullatë e cila ka lidhje të shumëfishta me popullatën shqiptare matanë kufirit që padrejtësisht iu ndërpre kjo lëvizje farefisnore natyrale. Bazuar nga deklaratat e përfaqësuesve të dy shteteve të Serbisë dhe të atyre të Maqedonisë,përkitazi me këtë hapje të vendkalimit kufitar, faji mbetet jetim e popullata pëson. Sido që të jetë,mbetet që në një të ardhme të afërt të intensifikohen angazhimet për përmbushjen e premtimit të popullatës për hapjen e këtij vendkalimi kufitar që tani më është për ëndërr e parealizueshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

SHPËRNDAJE