???????????????????????????????EKSKLUZIVE:  PRESHEVË, 26 Prill   -Ashtu  siq kemi paralajmëruar ne oret e paradites, para pak nje qasti është arritur marrëveshja për koalicionin udhëheqës në komunën e Preshevës ndërmjet Alternativës Për Ndryshim te prire nga Shqiperim Arifi  dhe Partisë për Veprim Demokratik.e Ardita Sinanit (Riza Halimit)

 

Pas një diskutimi te gjate mes krereve të ketyre dy partive  është nenshkruar me en fund marrëveshja që në mandatin kater vjeçar komunën e Preshevës të qeveriset bashkarisht nga keto dy subjekte politike shqiptare APN dhe PVD, duke lene anash në opozite Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafes.

 

Sipas marrëveshjes ne fjalë te posarritur,  lideri i Alternativës për ndryshim, Shqipërim Arifi, do të jetë edhe kryetar i komunës së Preshevës..

 

Pas nenshkrimit e marrëveshjes me PVD-në, lideri i APN Shqiperim Arifi per agjencine e lajmeve “Presheva jonë”  ka deklaruar se  “Po, pas disa oresh konsultime me gjitha partite tona ne Preshevë, me ne fund  partia jone APN ka zgjedhur PVD-ne perparnere te besueshem dhe seroz  per te drejtuar basahkrisht  Presheven viteve te ardhshme. Menjehere pas konsulidimit te Kuvendit ne Komunes, punen dhe aktivtetet tona do t’i  nisim me prioritetet toan duke filluar nga avacimin e preceseve ne arsim, shëndetësi, zbutjen e papunesisë dhe në tërësi permismin e jetes në shoqërinë tone, ne  favor të qyterave tanë në Preshevë..”

 

Do perkujtuar se në zgjedhjet e se dieles, Alternativa për ndryshim (4575 vota,) ka sigurar 11 këshilltarë në Kuvendin komunal, ndërsa Partia për Veprim demokratik (4088 vota ) 10 këshilltarë.

Pas ketyre dy partive te medha qe do te qeverisin Preshevën me 21 keshilltarë,  Bashkimi Demokratik i Luginës fitoi  768 vota, Rilindja Demokratike 750 vota, Unioni Demokratik Shqiptar ka marrë 647 vota, lista serbe ka marrë 524 vota ndëra penzionerët e Serbisë 449 vota.

Ja vende në asamblenë komunale te partive qe do te udhehqin komunne e Preshevës :

APN e Shqiperim Arifit – 11 këshilltarë
PVD e Ardita Sinanit  – 10 këshilltarë

PDSH 14 këshilltarë
BDL 2 këshilltarë dhe
UDSH 1 këshilltarëfestshhpfestshhp

SHPËRNDAJE