Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri i U-17, Xhemal Mustedanagiç, u mund 0-1 nga Azerbajxhani në takimin e zhvilluar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

http://www.botasot.info/img/artikull-42.jpegLojtarët e përfaqësueses tone dështuan në tentativën e tyre për tu pajtuar me tifozët kuqezi të cilët pak ditë më parë në mënyrë të pakuptueshme deklaruan se nuk do të mbështesnin kombëtaren për një kohë të pacaktuar.

Një pjesë e parë e dobët e kombëtares tone, repartet e së cilës luanin të shkëputura nga njëra-tjetra. Në minutën e 22-të, pas një përgjumje të tanëve, Alijev mposhti Hidin duke kaluar miqtë në avantazh. Kuqezinjtë u treguan të pafuqishëm të reagojnë madje dhe në ato pak raste topi përfundonte në duart e portierit Popovic.

Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për tanët të cilët rrrezikuan disa here, por pa shënuar. Motivimi i dhënë në pushim nuk zgjati më shumë se 10 minuta, pasi kuqezinjtë u kthyen në gjendjen e mëparshme. As ndryshimet e bëra në këtë pjesë të dytë nuk ndryshuan gjë në rezultat.

Rinovimi i kombëtares që filloi nga largimi i trajnerit pritet të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por me lojën e sotme lojtarët e rinj nuk e kaluan në provën e parë.

SHPËRNDAJE