http://www.botasot.info/img/-Shqiperi-sipas.jpegNë Shqipëri, mbështetja e qytetarëve ndaj procesit të integrimit europian pësoi një rënie të fortë prej 14 përqind në 2011, ndonëse ajo vazhdon të mbetet mjaft e lartë. Sipas një sondazhi të përvitshem të institutit të studimeve ndërkombëtare, për shumicën e shqiptarëve integrimi nuk përbën më një prioritet kryesor, ndryshe nga më parë. Hartuesit e sondazhit mendojnë se ka një sërë arsyesh që kanë cuar në këtë rënie të optimizmit ndaj Europës e që lidhen me krizën politike në vend, liberalizimin e vizave, pesimizmin, konfuzionin rreth kohës së anëtarësimit apo dhe lodhjen me tejzgjatjen e procesit.

SHPËRNDAJE