Mëngjesin e sotëm, mediat raportuan për një shëprthim i madhë i një bombole gazi që ka ndodhur në Abu Dabi, për të cilin vërshuan shpejt raportime të ndryshme, mbi nivelin e dëmit dhe viktimave të mundshme, edhe pse kanalet zyrtare më pas dolën me njoftim se nuk ka asnjë të lënduar dhe se gjithcka është nën kontrollë.
Ndërkohë që shpërthimi ka ndodhur, sic e dijmë, me ftesë speciale të presidentit të FIFA-së për të ndjekur finalen që është luajtur dje, në Emiratet e Bashkuara Arabe po qëndron edhe i pari i FFK-së, z. Agim Ademi.
I kontaktuar nga mediat e shqetësuara pas shpërthimit, z. Ademi është prononcuar shkurt se nuk ka vend për shqetësim, pasi që jo që janë mirë, por as nuk e kanë dëgjuar shpërthimin, cka nënkupton se delegacioni nga Kosova ndodhen larg nga vendi i shpërthimit “Jemi mirë faleminderit për interesimin, lexuam edhe ne në media e pastaj edhe nëpër carqe këtej, pasi që realisht nuk kemi dëgjuar shpërthimin”, është shprehur Ademi.

SHPËRNDAJE