Shoqata Kulturore “DITURIA”, me sukses ka realizuar filmin dokumentarë: “RUAJTJA E TRADITËS SË VALLEVE BURIMORE NË LUGINËN E PRESHEVËS”.

Shoqata Kulturore “DITURIA”, realizon dokumentarin për historikun e valleve burimore shqiptare në Luginë të Preshevës.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Këshillin Nacional dhe Ministrinë e Kulturës.

Dokumentari flet për historikën e valleve burimore, autenticitetin kulturorë të trashëgimisë kulturore shqiptare siç është vallja burimore shqipe në regjionin tonë.

Dokumentari u shfaq para një numri të konsiderueshëm të personaliteteve nga jeta kulturore në Preshevë dhe Bujanoc.

Drejtori i shoqatës mr. Nexhmedin Ademi i përshëndeti të pranishmit duke i njoftuar me aktivitetet e shoqatës. Ai përmendi rrugëtimin në kohë të Sh. K. “Dituria” si dhe profilizimin e shoqatës me aktivitete kulturore që vendosen në shërbim të ngritjes dhe formimit arsimorë e edukativ të gjeneratave të reja, përmes edukimit joformal që e ofrojnë organizatat joqeveritare. Gjithashtu ai përmendi se dokumentari në fjalë dëshmon autoktonin historike të shqiptarëve në këto troje. Autenticiteti kulturorë i shqiptarëve dëshmohet edhe përmes trashëgimisë kulturore, të etnitetit shqiptarë pjesë e së cilës është edhe tradita folklorike ku bëjnë pjesë edhe vallet burimore tradicionale shqiptare. Pas pëfundimit të shfaqjes për të pranishmit u shtrua nga një koktej rasti.

Shërbimi për informim i Shoqatës Kulturore “DITURIA”, Preshevë.

DSC_0001

DSC_0017 DSC_0023 12

11 4 6 DSC_0027

SHPËRNDAJE