Oganizon më, 4 Qershor 2017 në Gjirokastër Sesionin e XIV-të Shkencor me temën: “Çamëria dhe Marrëdheniet shqiptaro-greke nëpër shekuj”
Shoqata ’’Trojet e Arbrit ’’ në këtë konferencë shkencore do të trajtoj një temë sa delikate aq edhe të domosdoshme, duke pretenduar që ka ardhur koha që çështja çame të mos jetë më një tabu, por të bëhen studime serioze dhe shkencore. Gjithashtu në këtë konferencë do të trajtohen edhe : Mardhëniet shqiptaro – greke nëpër shekuj, Ekspanzioni grek në trojet shqiptare pa e harruar edhe trajtimin në Mesjetë të Principatës Arbërore të Artës e cila pas dy shekujve jetë të veprimit dhe sundimit politik dhe ushtarak do të bije përfundimisht. Principata e Artës do të bie në duart e grekërve dhe pushtusve të ndryshëm , fiset arbërore në Artë do të shuhen . Ku nga terrori dhe dhuna do të detyrohën të mërgojnë nëpër vende të ndryshme, por me kujtimin se dikur ka ekzistuar Principata e Artës dhe trojet e tyre në kohen kur sundonte Gjin Bua Shpata dhe Pjetër Losha (1350-1450), shtriheshin prej lugut të Liqenit të  Janinës dhe Çamërisë e deri afër Gjirit të Korintit e Ambrokisë duke përfshirë Ahelon, Kseromerin, Gjirokastrën e Neupakten, ku përfshinte krahinat e Epirit, Etolisë, Akarnanisë e Tesalisë. Ndërkohë që Çamëria shtrihet në pjesën më jugore të trevave etnike të Epirit të Jugut, të banuara prej shqiptarëve që nga antika ( koha pellazgjike-ilire) e deri më sot. Ajo përbëhet nga një popull me vazhdimësi territori. Këtë e dëshmojnë edhe autorë të lashtësisë, enciklopedia e madhe greke si dhe shumë autoritete shkencore botërore. Çështja çame ka qenë dhe vazhdon të jetë një problem sa kombëtar aq dhe institucional që përkufizon marrëdhëniet shqiptaro-greke.  E cila lindi si problem i mprehtë që në Kongresin e Berlinit më 1878, ku u konkretizua përfundimisht në  Konferencën e Ambasadorëve të  Londres më 1913 ku vendimet e saj ndonëse konkretizuan dhe njohën Pavarësinë e Shqipërisë i shkëputën asaj zonat më vitale si : Kosovë, trevat shqiptare në Mal të Zi dhe ato në Maqedoni dhe Çamërinë.
Marrja e krahinës së Çamërisë nga Greqia në 1913, vetëm sa i shtoj oreksin për të pretenduar më tepër se aq. Me gjithë rezistencën dhe kundërshtimet e veta historike, popullsia autoktone e Çamërisë iu nënshtrua fatit tragjik të saj, duke u konsideruar si minoritet etnik shqiptar në Greqi. Fati i minoritetit shqiptar të Çamërisë përbën një tragjedi jo vetëm në territore, por edhe në njerëz. Pas aneksimit të Çamërisë më 1913 e deri më sot, popullsia e saj gjatë këtyre viteve nën sundimin e shtetit grek nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon. Qarqet zyrtare greke  mbështetur në konceptimin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e vet, kanë ndjekur një politikë shoviniste.
Pra, kjo konferencë mbarëkombëtare me studiues nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare, ka si synim trajtimin e çështjes së Çamërisë dhe ndërgjegjësimin e faktorit shqiptar dhe ndërkombëtar  për Çamërin.
Linjat kryesore të studimeve që mund të referohen nga studiuesit:
– Principata e Artes dhe Roli i Gjin Bua Shpatës e Pjeter Loshës;
-Ekspanzioni Grek kunder Trojeve Shqiptare;
-Kontributi i çamëve përgjatë shekujve ;
-Roli i çamëve në sendërtimin e Greqisë si shtet në shek XIX-të;
-Kongresi i Berlinit dhe vendimet e tij;
-Protokolli i Korfuzit dhe autonomia e “ Vorio Epirit”;
– Marrëveshja e Lozanës dhe pasojat e saj ;
-Çameria mes Shqipërisë dhe Greqisë përgjatë Luftës së Dytë Botërore;
 -Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik shqiptar në Çamëri përgjatë shek XX-të;
– Genocidi grek në Çamëri;
-Kontributi i At Gjergj Fishtës dhe Imzot Luigj Bumqit në shpëtimin e Korqës dhe Gjirokastrës;
-Mbreti Zog dhe politika e tij ndaj Greqisë me fokus çështjen çame;
– Roli i Mithat Frashërit në zgjidhjen e çështjes çame.
-Përpjekja për ta ndërkombëtarizuar çështjen çame;
-Marrëdhëniet shqiptaro-greke në periudhën 1945-1990;
-Trajtimi i çështjes çame në vitet e 90 – ta e deri më sot ;
-Dosja çame në Gjykatën e Hagës dhe
-E ardhmja e Çamërisë dhe përpjekjet gjithëshqiptare për shpëtimin e saj.
Ftojmë të gjithë studiuesët dhe studiuesit, të cilët kanë dokumente,materiale dhe burime të tjera historike për këtë temë të marrin pjesë me kumtesat e tyre.
Paraqitjen e Temave mund ta bëni deri më, 20 Maj  në këto Adresa:
Nue Oroshi Kryetar
Ermelinda Kashah Nënkryetare
Besim Morina Nënkryetar
Leonora Laçi Sekretare e Përgjithshme
SHPËRNDAJE