féamuriirrr111Preshevë, 6 gusht  -Ne Luginën e Preshevës gjate kësaj vere sa kërkohet ujë, po aq edhe flamuj për t’i prire krushqive ne dasmat, rrugëve te qyteteve shqiptare ne Kosovën Lindore. Ne Presheve, Bujanoc e Meevegje nuk hynë këmba e nuses apo nuk hallën petullat pa flamurin tone kuqezi. Ne dasmat shqiptare ne Luginen e Presheves përdoren tre flamuj dhe ata valëvisin me krenari  ne festat e ahengje,  pos atij kuqezi edhe ai i Dardanise (Rugoves) dhe ai i Kosovës,  ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Lumet na çka po marrim,  nuse nga Kosova me ylli n ‘ballë dhe me tre flamuj: Kuqezi, të Rugovës dhe të shtetit amë, të Kosovës!

???????????????????????????????

Por shpesh ndodhe qe flamuri ynë te ndeshet me xhandarmerinë serbe hundë për hunde. Flamuri kuqezi dhe xhandarmeria serbe ballë për balli gati për çdo dite ndeshen ne Preshevë. Herën e fundit kështu ndodhi ne fshatin Raincë. Policia dhe xhandarmëria kishin dalur ne një kontroll rutinor, por askush nga dasmoret nuk e uli flamurin as komben, bile ai u ngrit edhe me larte. Kështu ndodhi gjatë ditës së enjte, në udhëkryqin e fshatit Raincë, pjesëtar të policisë lokale dhe forca të shumta te xhandarmërisë serbe kanë ngritur një pikë kontrolluese, meqë rast rrethuan flamurin kuqezi e cila ka shkaktuar kaos dhe irritim të qytetarëve, por fale gjakftohtësisë, dasmoret dhe xhandarmëria i shpëtuan ndajë incidenti apo konfrontim, raporton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Një xhandar ju është drejtuar dasmoreve çka janë ata flamuj te shtetit te huaj? Një mesoburr me mustaqe dhe plise te bardhe doli jashtë nga vetura dhe ju drejtua xhandarmerisë me një gjysme shqipe e gjysme serbishte :”Gospodine” mos ma prek flamurin!.. Dhe secili vazhdoi rrugën dhe punën e vete… Pra, kështu jetohet sot ne Preshve, këto janë raportet ne Luginen e Preshevës mes popullatës shumice shqiptare dhe xhandarmerisë shumice serbe te cilët qe sa vite zhvillohen sipas kanunit “mesëm nguc, nuk po t ‘nguci..” !

???????????????????????????????

 

SHPËRNDAJE