Dark Mode Light Mode

Shtypi i Beogradit i vërsulet Shkupit: “Zaevi i shpalli luftë Serbisë”

Lajm kryesor në botimet e sotme të gazetave serbe, si dhe në të gjithë mediat tjera të këtij vendi, është kontesti mes Beogradit dhe Shkupit, respektivisht situata e krijuar pas vendimit të MPJ-së serbe për ta tërhequr tërë stafin diplomatik nga Shkupi, njofton Gazeta Express.

Të gjitha mediat, për të cilat ka vërejtje serioze se janë nën kontroll ose e përkrahin presidentin Aleksandar Vuçiq, e marrin si të mirëqenë deklaratën e tij se, gjoja, Maqedonia po zhvillon aktivitete të fuqishme spiunazhi ndaj Serbisë, me përkrahje të madhe të faktorit ndërkombëtar.

Kështu, për shembull, “Srpski Telegraf” në tërë ballinën raporton me titull “Zaevi i shpalli luftë Serbisë” dhe mbititull “Na e ngulën thikën pas shpine”.

Advertisement

Ngjashëm, siç përcjell Gazeta Express, raportojnë edhe gazetat tjera: “Veçernje novosti” shkruan për “veprim sknadloz” të Shkupit, me titull “Maqedonasit kanë ‘dëgjuar’ zyrtarët nga Serbia?!”; “Informer”: “SKANDAL: Maqedonasit e përgjojnë madje edhe Vuçiqin?!”; “Blic”: “Shërbimet maqedonase i kanë përcjellë dhe i kanë kërcënuar diplomatët nga Serbia”

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − twelve =

Previous Post

Beograd: Kemi prova që Maqedonia kryen aktivitete ofanzive zbuluese kundër Sebisë

Next Post

Serbet e Presheves rreziten ne Shqiperi, lideret e Presheves ne Greqi?! Mbi 15.000 serbe ne detin shqiptar

Advertisement