Në prag të fillimit të vitit shkollorë 2012 / 13, qeveritarët e rinj, kanë filluar zbatimin e premtimeve paraelektorale, për stopimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe dukurive negative të shoqëris


Preshevë, 31 gusht

Në këtë kuadër Presheva e sidomos shkolla e mesme teknike “ Presheva” në Preshevë, është përmendur nëpër mediet serbe si “vrimë e zezë” e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo qendër e dijes, që nga viti 2002 e këtej sipas aktakuzave tashmë publike të hetuesisë, ka qenë edhe qendër e shitjes së diplomave. Autoritet kompetente të kësaj shkolle që tashmë janë nën llupën e hetimeve, ndonëse ende nuk janë emëruar, ata kanë hyrë në proces. (Za lažne diplome uzeli milion evra: POLICIJA je podnela krivične prijave protiv 40 ljudi koji su kupili diplome Tehničke škole, saznaju Novosti. “Đaci” su iz čitave Srbije, a najviše ih je iz Preševa, Lazarevca, Kladova, Majdanpeka i Bora.)

 

Shkolla e Mesme Teknike në Preshevë, në listën e zezë të policisë për shitjen e diplomave falce

Numri i personave që po hetohen nuk është i vogël, ndërkohë që në mesin e të dyshimtëve ka udhëheqës dhe profesor të kësaj qendreje si dhe qytetarë të cilët janë pajisur me diploma të blerë e që rezultojnë të falsifikuara.

Siç kumtohet në mediet serbe, të dyshuarit kanë përfituar për një diplomë nga 1.000 deri në 3.000 euro, për pesë vite me radhë siç argumenton policia serbe, këta stërshitës kanë përfituar rreth një milion euro.

Ndërkohë që në disa qendra të Serbisë, një numër i madh i të dyshuarve po mbahen në paraburgim, pritet që aksioni për arrestimin e të dyshuarve të filloj edhe nëpër qendra të tjera të Serbisë, ndër të tjera edhe në Preshevë, ku sipas medieve serbe, në mesin e “stërshitësve” të dyshuar ka profesor, drejtor dhe nëpunës të ndryshëm të kësaj shkolle si dhe organizatave të tjera të komunës të cilët kanë ndërmjetësuar ose kanë qenë drejtpërdrejt të kyçur në aferën e shitjes së diplomave të shkollës teknike./PreshevaNews.

 

SHPËRNDAJE