Ambasadorja e Shqipërisë në OKB Gjenevë, familjarisht nuk ka të ndalur në shkelje dhe abuzime pafund. Siç informohemi nga diplomatë dhe shqiptarë në Gjenevë, makinën zyrtare diplomatike të ambasadores me targë CD GE 1-125, prej 5 vitesh tashmë e drejton në kundërshtim me ligjin vajza e ambasadores Ilira Kodra dhe dhëndri i saj Ilir Roko.
Vajza e ambasadores me makinën e shtetit shqiptar, me makinën zyrtare diplomatike shkon fundjavave me pushime me burrin, brenda dhe jashtë Zvicrës, bën shopping, del me burrin dhe shoqet xhirro nëpër rrugët e Zvicrës, sepse nuk e ndal askush, nuk e kontrollon askush, duke konsumuar karburantin e shtetit, që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.
Pasi u njohëm me ligjin dhe rregullin e shpallur edhe nga Misioni i Përhershëm i Zvicrës në OKB, makinat zyrtare diplomatike nuk mund t’i drejtojnë anëtarët e familjes që nuk gëzojnë statusin e diplomatit.
Dhe në rastin e Kodrës, vajza e saj nuk gëzon statusin e diplomatit. As dhëndri i saj nuk gëzon statusin e diplomatit. Domethënë vajza e saj nuk mund ta drejtojë këtë makinë, as burri i saj, apo dhëndri i ambasadores. Dhe teksa kanë drejtuar mjetin për 5 vjet, kanë thyer ligjin zvicerian në mënyrë të përsëritur, vajza me lejë qëndrimi dhe dhëndri nënshtetas zvicerian (në rastin e tij shkelja është shumë flagrante si nënshtetas).
Si më poshtë, citojmë ligjin e qarkullimit dhe drejtimit të mjeteve me targa CD:
Vehicles registered with “CD” license plates
Vehicles of persons enjoying diplomatic status – Heads of mission (PM) and members of the senior management (IO) as well as diplomatic agents (PM) and high ranking officials (IO)…
Non-eligibility
Family members who do not enjoy diplomatic status, such as those of Swiss nationality, holders of an authorisation for residence or establishment (permit B or C) or holders of a different type of legitimation card, may not drive the vehicle with the “CD” license plates of the principle beneficiary (sipas Permanent Mission of Switzerland to UNOG Office of Security and General Affairs).
https://www.eda.admin.ch/missions/mission-onu-geneve/en/home/manual-regime-privileges-and-immunities/introduction/manual-vehicles/driving-cd-vehicle.html
Ministria e Europës Punëve të Jashtme dhe kabineti i ministrit duhet të vijnë menjëherë në kontakt me autoritetet e qarkullimit rrugor në Gjenevë, prej të cilëve mund të marrin filmimet e kamerave të vendosura në rrjetin rrugor, kryesisht pranë Misionit dhe banesës së ambasadores, për të vërtetuar faktin. Në të kundërt do i ndihmojmë me material fotografik.
Ky rast flagrant dhe jo vetëm, por edhe shumë abuzime të tjera në këtë Mision, kërkojnë vëmendjen e veçantë të ministrit dhe vendosjen e personave përgjegjës përpara ligjit, si në Shqipëri ashtu edhe në Zvicër.
Shqipëria që duam është fillimisht Shqipëria e diplomatëve që nuk thyejnë ligjet e vendeve të tjera, duke shfrytëzuar dhe keqpërdorur imunitetin e diplomait./Pamfleti.com