Shoqata Kulturore “Dituria”, me disa aktivitete kulturore shënon 23 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe AutoritShoqata Kulturore “Dituria”, me disa aktivitete kulturore shënon 23 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe Autorit.

Ka një javë rresht që Sh.K. “Dituria”, ka organizuar evente kulturore me rastin e ditës ndërkombëtare të librit dhe autorit. Pas promovimit të romanit “Çelësi”, të autorit boshnjak z. Mirsad Hadroviq sot është realizuar një panel diskutimi në ambientet e degës së shoqatës në Bujanoc, ku morën pjesë kryetari i Këshillit Nacional, z. Ragmi Mustafa, profesori në pension z. Bejzad Abdullahu profesor i pensionuar, dhe drejtori i shoqatës z. Nexhmedin Ademi. Ragmi Mustafa u ndalë në vështirësitë e qarkullimit të lirë të librit shqip në Luginë të Preshevës. Plani për zyrtarizimin e teksteve shkollore të cilat mungojnë për nxënësin shqiptarë. Prof. Bejzadi evokoi kujtime për librin, dashurinë që duhet të kenë gjeneratat e reja për librin dhe leximin. Z. Ademi foli për aktivitetet që po organizon shoqata në sensibilizimin e opinionit, nxënësit, studentit për ta përvetësuar kulturën e leximit si nevojë shpirtërore e ekzistenciale.

 

Në fund të këtij aktiviteti u shpërndanë libra për qytetarët nga aksioni: “Dhuro ose merr një libër”

Paralel këtij aktiviteti në Preshevë është shfaqur në shkollat e mesme, gjimnaz dhe teknikë.  Spoti promocional: “Libri kandil ndriçues” është  produksion i Sh.K. “Dituria” dhe gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë. Spoti  është i realizuar nga nxënësit maturant të gjimnazit dhe teknikës nën mbikëqyrjen e profesorit të lëndës së mësim besimit fetar z. Reshat Musliu. Drejtorët e shkollave të mesme z. Nadër Sadiku dhe Talat Arifi me disa fjalë rasti iu drejtuan të pranishmëve.

VIDEO spotit promocional “Libri kandil ndriçues” 

Nadër Sadiku, foli për rëndësinë e librit në formimin dhe edukimin e nxënësit. Nevojën për afirmimin e kulturës së leximit te gjeneratat e reja. Talat Arifi përshëndeti aktivitetet kulturore të Sh. K. “Dituria”, dhe rolin e saj në edukimin jo formal te gjeneratat e reja.

Ky spot promocional ditën e mërkurë është shfaqur edhe te shkollat fillore “Selami Hallaçi”, Rahovic; “Abdulla Krashnica”, Miratoc; dhe “Ibrahim Kelmendi”, Preshevë.

Në kuadër të fushatës sensibilizues për vetëdijesimin e qytetarit për kulturën e leximit Sh. K. “Dituria” ka shpërndarë edhe një fletushkë e botuar nga shoqata për rëndësinë e librit dhe leximit.

Shërbimi për informim pranë Sh. K. “Dituria”, Preshevë.

57852636_320270832005017_7407181275347288064_n 58594645_410599923063842_4251025854961811456_n

57987824_298330127732146_4544099781697339392_n 58591272_2067289926906842_8805805270409150464_n

DSC_0024 DSC_0039

DSC_0042

DSC_0037

DSC_0057 DSC_0066

DSC_0067 DSC_0072

DSC_0069

DSC_0045 DSC_0038

DSC_0022 DSC_0020

DSC_0093 DSC_0108

DSC_0110

DSC_0119

DSC_0025 DSC_0013

Per WEB

SHPËRNDAJE