Bildergebnis für prostitution geneveBruksel, 19 janar – Papunesia e madhe, mos liberalizimi i vizave, korrupcioni, negociatat maratonike Kosove-Serbi apo shqiptarë me shqiptarë, kriza ekonomike dhe politike, kriza instituiconale dhe mos fusfunksionimi i shtetit jurid, ne Kosove dhe Shqiperi ka bere shume te rinje te marrin rrugen per ne vendet e BE-së. Por per gjithe keta emigrant ne keto vende perendimore nuk ka pune, nje numer i konsiderueshem i ketyre te rinjve dhe te rejave me dashje apo pa dashje jane futur ne krimin e roganizuar. Perderisa meshkujt me trafik droge, femrat me prostitucion,  shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Shtypi boteror pyet: Pas këtyre prosititutave a qednrojne lideret dhe politikajt shqiptarë?
Sot në Evropë nuk ka vend që nuk ka shqiptare sikur që nuk ka as klube e bare të natës pa femra shqiptare të cilat në emër te “kameriereve” ose te “masazhereve” apo “barmeneve” ushtrojnë prostitucionin.
Me rritjen  e papunësisë në Kosove dhe  Shqipëri po rritet edhe numri i prostitutave shqiptare në vendet e BE-së. Ata janë të instaluar kryesisht në Itali, Greqi, Francë, Zvicër, Gjermani, Belgjike, Britani, Austri e gjetiu. Sipas medieve botërore pas tyre qëndron mafia serbe dhe shqiptare. Nga ky numër viteve te fundit janë vrarë mbi 200 prostituta shqiptare në qendrat evropiane, sikur rasti i fundit ne France ku u gjet e vrare një prostitute shqiptare në Kanë,  njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve të policisë franceze.
Per cdo vit vriten nga 10 a 15  shqiptare.. qe familja nuk e kane dijtur se punojne ne prostitucion

Sipas burimeve të agjensisë së lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar policisë dhe raporteve  ndërkombëtare, sot ne Evropë mbi 100.000 shqiptare merren me “zejen” seksit, të njohur me emrin si prostituta. Vetëm në Serbi dhe Turqi sipas këtyre burimeve janë 3000 prostituta shqiptare?! Me  rritjen e papunësisë dhe krizës ekonomike e sociale në Kosovë e Shqipëri edhe numri i prostitutave shqiptare po rritet vazhdimisht në vendet e BE-së dhe Zvicër. Për çdo vit, vriten nga 10-15  prostituta shqiptare ne Evropë nga klientët  e tyre apo bandat mafioze.
Kur shteti  me korrupsion dhe papunësi të madhe i fut femrat shqiptare në kriminalitet, në “zejen”  seksit në klubet e natës dhe rrugët evropiane.
Më shumë se 140.000 viktima te trafikut të seksit që sot janë në Evropë, rreth një e treta vijnë nga Ballkani, thuhet ne raportin e OKB-së (“There may be as many as 140,000 sex-trafficking victims in Europe and around a third come from the Balkans, according to a UN report“) . Raportet nga institucionet botërore si nga Organizata Botërore për Migracion (IOM) apo te tjera japin shifra tmerruese  dhe rrëqethëse për prostitutat shqiptare, numri i të cilave sot sillet  mbi 100.000 në Evropë, kupto po aq banorë sa ka sot Lugina e Preshevës ?!, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke sjell të dhëna dhe shifra shqetësuese.
Pas biznesit te seksit ne Evropë, dyshohet se mund te qëndrojnë autoritetet e Prishtinës dhe Tiranës, shkruan shtypi boteror
Sipas vëzhguesve ndërkombëtar nga Gjeopolitika dhe Observatori i Krimeve (Observatoire Geopolitique et Criminalite-OGC)  thuhet se mijëra femra shqiptare nga Kosova e Shqipëria kane pushtuar vendet e BE-së për  të u marr me prostitucion, pas të cilave qëndrojnë banda dhe  institucione, madje edhe liderë të partive. Së fundi, sipas raportuesit Dominique Souchet në Asamblenë  britanike, pohon se  bandat shqiptare kontrollojnë rreth 75% të prostitucionit në Soho të Londrës.
Ditëve te fundit në gazetat e Romës kemi hasur në tituj të tmerrshëm për prostitutat shqiptare si: “Një prostitutë shqiptare ka braktisur foshnjën e saj ne Itali” (“Police on Tuesday arrested seven people allegedly involved in human trafficking between Albania and Italy and exploiting prostitution in Naples.”). P.sh. në Itali, 15 % nga 150 mijë prostituta, janë shqiptare, ka shkruar shtypi italian dhe francez.
Përveç atyre 40 mijë femrave shqiptare, prostituta në Ballkan (Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Turqi, Preshevë e Tetovë..)  mbi 100 mijë vajza femra tjera shqiptare, kryesisht të reja, madje edhe të mitura, sot merren me “zejen” e prostitucionit  në baret dhe rrugët e Evropës.
Pjesa dërmuese e këtyre prostitutave, sipas gazetave botërore kanë ikur nga vendi i pa perspektivë, sipas të cilave vendi i tyre është i pa ardhmëri,  me një papunësi të madhe dhe i zhytur ne  korrupsion dhe krim të organizuar.
Këto gazeta kane shkruar se: Pasi u përdhunuar nga vëllai i saj në moshën 13, ajo u largua dhe u detyrua të punonte si prostitutë, për herë të parë në Tiranë dhe më pas në Kosovë. (“After being raped by her brother at the age of 13, she ran away and was forced to work as a prostitute, first in Tirana and later in Kosovo.“)
Zona e quajtur  Place de I’Yser në Bruksel konsiderohet si një shesh e punëtoreve të seksit nga femrat shqiptare. Territori i tyre është vetëm disa kilometra nga sheshi qendror të qytetit, Grand Place, ku mijëra turistë dynden çdo ditë madje edhe nga institucionet e BE-së. (“The area around the Place de I’Yser in Brussels is the Albanian sex workers’ patch. Their territory is just a couple of kilometres from the city’s central square, the Grand Place, where thousands of tourists flock every day, and from the EU institutions…”) shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar raporteve te organizatave ndërkombëtare.
SHPËRNDAJE