Para arsimtrëve  nga drejtioria e shkollës u paraqitën aktivitete që zhvillohen në këtë vatër të diturisë,me theks të veçantë,sukseset e nxënësve që kanë arritur në pjesëmarrje në garat e niveleve të ndryshme,ndërkaq lidhur me jetën dhe veprimtarinë atdhetore të Ibrahim Kelmendit foli nipi i tij Ahmet Osmani,i cili evokoi kujtime ,në veçanti familjere për Ibrahim Kelmendin,

Preshevë,  20 prill

Shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ka shënuar sot ditën e saj me  një sërë manifestime kulturore e argëtuese.Fillimisht para arsimtrëve  nga drejtioria e shkollës u paraqitën aktivitete që zhvillohen në këtë vatër të diturisë,me theks të veçantë,sukseset e nxënësve që kanë arritur në pjesëmarrje në garat e niveleve të ndryshme,ndërkaq lidhur me jetën dhe veprimtarinë atdhetore të Ibrahim Kelmendit foli nipi i tij Ahmet Osmani,i cili evokoi kujtime ,në veçanti familjere për Ibrahim Kelmendin.Në vazhdim,para arsimtarëve u shfaq një program kulturor e artistik  nga nxënësit e shkollës i shoqëruar me kënëgë korale  si dhe u recituan poezi dhe u lexuan  punime më të mira të shkruar nga vet nxënësit.Për të gjithë të pranishmit u shtrua një drekë solemne.­ (PrJ/aj.)

 

 

SHPËRNDAJE