Presidenti i Ukrainës Vladimir Zelensky, gjatë vitit të kaluar kur edhe mori këtë pozitë të lartë shtetërore, i bëri thirrje zyrtarëve të vendit të vendosin fotografi të fëmijëve në zyrat e tyre, në vend të portretit të tij.

“Unë vërtet nuk dua që fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja. Ju lutem, mos i vendosni portretin tim, sepse presidenti nuk është një ikonë, nuk është idhull. Presidenti nuk është portret”, tha Zelensky takimin Verkhovna Rada në inaugurimin e tij.

Presidenti u kërkoi zyrtarëve të vendosin fotografitë e fëmijëve të tyre.“Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë vendim”

SHPËRNDAJE