Gazetari i agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” Nefail Maliqi nga Zvicra, drejpersedrejti nga konferenca e sotme e shtypit te Shefit të  OKB-së Antonio Guterres  me kryediplamatin zviceran  Didier Burkhalter

 

 

Bernë, 24 prill -Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po qëndron në një vizitë zyrtare në Zvicër. Shefi i OKB-së Guterres pas takimit me shefin e diplomacisë zvicerane, Didier Burkhalter kanë mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi me përfaqësuesit e mediave botërore, të përqendruar në parandalimin e konflikteve dhe krizave aktuale, veçanërisht krizës ushqimore që ndikojnë disa vende në Afrikë.

 

Krahas krizave botërore në këtë konferencë njeriu numër një i Kombeve të Bashkuara Guterres dhe kryediplomati zviceran kanë folur edhe për Kosovën


I pyetur nga gazetari i agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër lidhur me dialogun i cili edhe pas katër vitesh marrëveshje ai po çalon, shefi i  Antonio Guterres është përgjigjur duke shprehur keqardhje për stagnimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tha: “Nëse ju më pyesni nëse unë jam i kënaqur, është e qartë se unë nuk jam i kënaqur. Unë do të doja të shoh një progres shumë më të madhe në këtë raport, i cili do të lehtësojë zgjidhje pyetjet e shumta, jo vetëm bilaterale, por në kontekstin e Ballkanit. Nuk ka alternativë tjetër pos vazhdimit të këtij procesi mes palëve në favor të normalizimit të marrëdhënieve si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon..”

Pyetjes në vazhdim se Kosova tashmë është njohur nga pjesa dërrmuese e vendeve të BE-së, pastaj është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, FIFA, UEFA e shumë organizata tjera evropiane dhe ndërkombëtare se a është koha dhe a e meriton te jetë anëtare e re e OKB-së, njeriu numër një i kësaj organizate botërore  Gueterres pr “Presheva Jonë” është përgjigjur se  “Sa i përket pranimit të Kosovës si anëtare e OKB-së, siç e dini kjo organizate ndërkombëtare ka mekanizma rigorozë për pranimin e shteteve të Kombeve të Bashkuara. Ky nuk është një vendim i Sekretarit të Përgjithshëm; është një vendim me formulat e sakta të veprimit.”

“Mesazhi im për autoritetet e Beogradit dhe Prishtinës është e qartë që palët të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruar së fundmi. Unë shumë shoh tjetër alternativë e as perspektivë për rajonin pos vazhdimit të dialogut që vendeve do t’i garantohet paqes dhe stabilitet..”

Shqetësimet shefi i OKB-së për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i ka shprehur edhe në raportin e tij të parë në krye të kësaj organizate ndërkombëtare. Lidhur me këtë ai ka shtuar, se “gjatë kësaj periudhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë tejet shqetësuese, gjë që është treguar në retorikën nxitëse dhe akuza të ndërsjella në lidhje me çështjet dhe ngjarjet kontestuese.”

Ndryshe edhe shefi i diplomacisë zvicerane Didier Burkhalter kishte të njëjtat shqetësime sikurse shefi i OKB-së rreth ngecjes së dialogut Kosovë-Serbi. Burkhalter duke folur për këtë proces ka “ftuar Prishtinën dhe Beogradin të vazhdojnë dialogun për të siguruar dy shteteve fqinjësi, integrim dhe perspektivë të mirë ..”

 

SHPËRNDAJE