
Gjenevë/UNO, 21 qershor
Në kuadër të kësaj vizite, sipas burimeve të agjencisë, Ban Ki-Monn në Beograd do të qënsrojë (më 23 korrik) në roët e paraditës, ndërsa pasidte në këtë turne do të qëndrojë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Të pyetur për qëllimin e kësaj vizite dhe agjendën e takimeve të Ki-Moon në Ballkan, për momentin zyrtarët e OKB-së nuk kanë dhënë informacione në detaje, sigurisht për cështje sigurie.
Sa i përket viztitës së Beograd dhe Prishtinë, agjencia « Presheva Jonë » megjtihatë ka arritur të mësojë se sekretari i OKB-së Ban Ki-Moon do të takoj presidentin e ri serb Toma Nikolic, kurse në Kosovë do të takoj presidenten dhe anëtarë të qeverisë së Kosovë si dhe zyrtarë të UNMIKU-t në Prishtinë. Qëllimi i kësaj vizite në Prishtinë i njeriut numër një të OKB-së, sipas burimeve të agjencisë, është për t’u njoftuar mëpërsëafërrmi mbi situatën aktuale në Kosovë, por edhe mbi zhvillimet në Veri të Kosovës si dhe rolin e UNMIK-ut dhe ndërkombëtarëve përballë këtyre situatave në rajon.