L’image contient peut-être : 3 personnes, personnes assises et intérieurBujanoc, 21 shkurt – Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa priti në selinë e KKSH-së në Bujanoc Ambasadorin e delegacionit të BE-së, z.Sem Fabrici dhe bashkëpunëtorët e tij.

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi qe nga dje dhe sot po qendron në Luginen e Preshevës. Delegacioni prej pese anëtersh eshte pritur nga nikoqiri Rgami Mustafa, kryetar i Lugines (KKSH),  njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Në takimin me Ambasadorin z.Fabrici u diskutua për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari Mustafa informoi z.Fabrici me planet dhe punën e KKSH-së drejt konsumimit të drejtave ligjore në fushat përkatëse dhe kërkoi ndihmën e tij për avancimin e çështjeve ende të pazgjidhura të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Mesohet se kriza ekonomike dhe politike, diskriminimi i shpiptarëve bashke me “korrgjimin” e kufijve sipas idese se Vucic-Thaci ishin teme e bisedimeve mes delegacionit te BE-së te prirë nga shefi Sem Fabrizi me autoritetet lokale.

Në ditën e dytë të vizitës, Fabricio ka qednruar ne Preshve dhe Bujanoc. Gjatë qednrimit në Preshevë dhe Bujanoc shefi i delegacionit te BE-së eshte takuar me përfaqësues të autoriteteve lokale dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare Ragmi Mustafa.

Fabrizio-Mustafa kane biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Ambasadorin Fabrici e njoftova me situatën dhe sfidat në arsim, kulturë, infirmim dhe perdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës.” ka deklaruar z.Ragmi Mustafa për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju përgjigjur pyetjes se cfare biseduan konkretisht me delegacionin e BE-së.

Sipas Mustafes “KKSH-ë është e hapur dhe tërë potencialin e saj e ka vendosur në mënyrë serioze për të shqyrtuar të gjitha mundësitë për të zgjidhur çështjet e pa zgjidhura deri më tani.”

Vlen të theksohet se me Ambasadorin u shqyrtuan mundësitë për
intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në të ardhmen.

SHPËRNDAJE