Në agim të Vitit të Ri kinez, ndërsa në rrugët e New York-ut temperaturat arritën -13 gradë celsius, një fëmijë 4-vjeçar kinez u detyrua nga i ati që të vraponte vetëm me një palë mbathje në borë.

Edhe pse fëmija qante dhe kërkonte që ta merrnin në krahë, babai nuk dorëzohej, por e la të birin ‘të forcohej, t’i rezistonte të ftohtit dhe të tonifikonte trupin dhe shpirtin’.

Filmimi është realizuar nga prindërit e vogëlushit dhe po bën xhiron e botës, duke shkaktuar irritim dhe komente kundërshtuese për këtë akt.

Babai 44-vjecar kinez He Liesheng, që vetëpërcaktohet si Baba-Shqiponjë thotë se ai ka vepruar ashtu sikurse vepron edhe shqiponja me të vegjëlit e saj.

“Unë besoj se e kam ndihmuar djalin tim në këtë mënyrë, duke e detyruar që të sfidojë limitet e tij dhe të shkojë përtej pritshmërive”, thotë He në video, i cituar nga “China Daily”.

SHPËRNDAJE