Preshevë, 21 mars  -Një histori mashtrimi me një citat plotësisht të rremë nga Sekretari për Shëndetësi dhe Shërbimeve Njerëzore Tom Price ka frymëzuar zemërim dhe urrejtje në të gjithë Facebook-un. Një zyrtar i Trumpit nuk tha, “Është më mirë për buxhetin tonë nëse pacientët me kancer vdesin më shpejt”. Lajmi e ka origjinën nga portali qe sajon lajme të rreme, USPoln.com, transmeton zeri.info

USPoln.com është një ueb-faqe që boton lajme me gënjeshtra të kulluara dhe ka për qëllim që të duken si artikuj të vërtetë të lajmeve. Ky mashtrim i veçantë mund të hutojë lexuesit për shkak se një ndër artikujt fillon me citimet reale të një interviste që Price kishte me CNN. Në fakt, disa paragrafët e parë të lajmit të rremë janë kopjuar nga një artikull i vërtetë në lidhje me bashkinë e qytetit nga “Raw Story”. Pastaj në histori janë futur citate nga Price.

SHPËRNDAJE