Në një bisedë të gjatë për “Presheva Jonë”, kryetari aktual i komunës së Prizrenit, një personalitet model për qytetarët prizrenas, ka folur përveq për politkë, gjithashtu edhe për sportin, një anë tjetër e z. Totaj për të cilën ai flet me pasion. Flet me pasion pasi që edhe vetë një jetë të tërë e ka në sport, në forma të ndryshme, qoftë si sportist aktiv kur ishte basketbollist, ashtu edhe në organizim të po këtij sporti, kur ishte si në klub, njejt edhe në federatë.
“Nuk kemi pranuar ne si PDK që departamentin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ta fusim në pazare për pushtet, kjo për shkak se e ndjejmë se sporti, rinia dhe kultuar kërkojnë përkushtim real, punë serioze, për cka ne jemi garancë. Unë si ish sportist, e si punëtor sportiv si kryetar i klubit të basketbollit ku jemi bërë kampion në mandatin tim të dytë, si ish nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, plus si adhurues i muzikës ROCK, nuk kam mund ta lë në duar të dikuj tjetër këtë drejtori. Verës do të mbahet kampionati evropian për të rinjë deri në 16 vjet në basketboll, sezonin e ardhshëm do të jemi pretendent për kampion me KB Yllin, në anën tjetër sa i përketë futbollit, ne vec kemi bërë thirrje publike për ofrimin e sponzorëve për KF Lirinë, jemi në negociata dhe jemi të bindun se duke bërë gjithcka që është e mundun, tifozët prizrenas të futbollit, shumë shpejtë do të ndihen krenarë me ekipin e tyre”, ka thënë Totaj.
Ndërkohë se sa jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me Federatën e Futbollit të Kosovës për të arritur qëllimet e tyre në ngritjen e futbollit në Prizren, z. Totaj ka thënë se janë shumë optimist për një bashkëpunim të shëndosh, sidomos tash pasi në FFK janë mbajtur zgjedhjet për një mandat të ri dhe se pritet vetëm punë “Në parim jemi me patjetër për bashkëpunim të ngushtë me FFK-në, kjo pasi që interesi do të duhej të ishte i ndërsjelltë sepse edhe federata ka interes që klubi ikonik LIRIA të rikthehet në mesin e ekipeve elitare duke qenë garues serioz. Pra e pres të mundëm bashkëpunimin dhe nuk shoh asnjë arsye pse të mos ndodhë kjo, atje ka pas një kuvend së fundi ku është bërë zhurmë, por dorën në zemër unë nuk i njoh rrethanat atje dhe nuk më interesojnë, mua më intereson të bashkëpunojmë kryetarin legjitim të cilin e kanë zgjedhë organet atje, bashkëpunim i cili presim të jetë ftyrdhënës”, ka përfunduar z. Totaj.