thaciiiDeputeti Bali Muharremaj ka pranuar se ka hedhur gazin lotsjellës.

“Unë e kam gjuajtuar gazinlotsjellës dhe jo Teuta Haxhiu”, tha ai para mediave.

Ai menjëherë është shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Akterët e gazit, Faton Topalli dhe Teuta Haxhiu?

Faton Topalli dhe Teuta Haxhiu e kanë gjuajtur gazin lotsjellës pak minuta më herët.

Gazi u gjuajt derisa deputeti Pal Lekaj ishte duke folur gjatë seancës. Lekaj ishte deputeti u fundit që kishte për të diskutuar rreth zgjedhjes së presidentit.

Para tij kanë folur deputetë tjerë nga opozita të cilët kanë akuzuar rëndë Thaçin

Opozita dhe sigurimi po qëndrojnë në sallë

yemr11454545Të vetmit që po qëndrojnë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës janë shumica e deputetëve e opozitës.

Aty janë Albin Kurti, Fisnik Ismaili, Ismail Kurteshi dhe Aida Dërguti dhe Rexhep Selimi.

Në seancë janë edhe një numër i madh i sigurimit. Ndërkohë, një person nga sigurimi po diskuton me opozitën.

Zhbogar dhe ambasadorët e huaj presin për vazhdimin e seancës

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar qetësisht ka dal nga salla e Kuvendit dhe është duke qëndruar në një pjesë të hollit.

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar qetësisht ka dal nga salla e Kuvendit dhe është duke qëndruar në një pjesë të hollit.

Në dhomën ngjitur me kabinën e mysafirëve janë duke qëndruar edhe disa nga ambasadorët e vendeve të huaja në Kosovë, përfshirë edhe ambasadorin amerikanë.

​Kadaj-Bujupi: Hashim tërhiqu, populli nuk të do

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika-Kadaj Bujupi iu drejtua kryeministrit Isa Mustafa, duke e pyetur se në kohën e Rrahman Morinës a ka pas kaq shumë policë, ndërsa zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi iu drejtua me “A po ju vjen marre”.

Kadaj-Bujupi theksoi se të gjitha dokumentacionet tregojnë se Kosova i ka falë tokë Malit të Zi.

Ajo po ashtu tha se me prezencën e Listës Serbe në Kuvend po shihet se Thaçi sërish ka bërë kompromis me ta.

Kadaj-Bujupi, iu tha deputetëve se mos të bëjnë diçka për të cilën do të pendohen.

“Njeriu që po pretendon të bëhet president na quajti njerëz me bisht”, tha Kadaj-Bujupi.

Ymeri në Kuvend: Thaçi president me bekimin e Vuçiqit, por kurrë president i Kosovës

tahciiccLideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në emër të Grupit Parlamentar të kësaj lëvizje ka folur para deputetëve në sallën e Kuvendit.

Ymeri përshëndeti protestuesit që po protestojnë sipas tij kundër kësaj qeverie, zaptuesve të shtetit që sot po dëshirojnë ta zaptojnë majën e saj presidencën.

Ai shtoi se e mori fjalën në emër të grupit Prlamentar pasi që Glauk Konjufca ndodhet në burg që nga 16 shkurti.

Ymeri më pas foli për nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel për çfarë edhe opozita ka bllokuar në vazhdimësi punën e Kuvendit.

“Thaçi e nisi “Zajednicën” e Mustafa e kururzoi atë. Thaçi e nisi dhe e përfundoi Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka shtuar se Hashim Thaçi nuk mund të zgjidhet president i Kosovës pa ia dhënë bekimin Aleksandër Vuçiq.kbpl28281

SHPËRNDAJE