zajdebneesdSeanca e Kuvendit është ndërprerë prapë nga gazi lotsjellës i hedhur nga deputetë të Opozitës. Pas, kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka dhënë pauzë prej 10 minutash, ndërsa ka thirr përfaqësuesit e grupeve parlamentare në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.

Kryesia do të mblidhet në sallën 301.

Sërish gazlotsjellës

Opozita sërish ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar pauzë dhjetë minutëshe. Ai ka kërkuar nga 6 deputetë të opozitës që të lëshojnë sallën pasi Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që ta të përjashtohen.

SHPËRNDAJE