popppa11Policia e Kosovës ka njoftuar se dy manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit’, në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës, kanë përfunduar pa ndonjë incident. Serbia sot në Gazimestan nuk provokoi, por okupoi Kosoven me popa e Milloshevica

 

OKUPIMI S KA BRINA…

Kurse, gjatë kthimit të eskortës e cila ishte në përcjellje të Policisë, në fshatin Lisicë të Mitrovicës në jug është hedhur koktej molotovi, përderisa nuk është raportuar për ndonjë dëm material apo lëndime në njerëz.

Njësitet relevante policore kanë dalë në lokacion dhe po hetojnë rastin.

Një informacion tjetër, po ashtu është pranuar se ka pasur gjuajtje me gur në drejtim të një furgoni, i cili nuk ishte në përcjellje të Policisë, përderisa dy persona kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Mitrovicës në veri.

Policia e Kosovës edhe në këtë rast është duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas vlerësimeve në teren në këto manifestime morën pjesë prej 1300-1500 pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës, për festimet e tyre.

“Rreth orës 09:00, manife stimi ka filluar në Graçanicë, ku kanë marrë pjesë rreth 900 pjesëmarrës, përderisa Policia është përkujdesur për mbarëvajtjen e tij pa incidente si dhe duke mundësuar qarkullimin e trafikut duke ri-drejtuar automjetet në rrugë alternative. Rreth orës 13:00, ka filluar edhe manifestimi tek monumenti i Gazimestanit, ku kanë marrë pjesë prej 1.300 – 1.500 pjesëmarrës, ku edhe në këtë lokacion njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit si dhe rregullimin-orientimin e komunikacionit rrugor”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Gjatë zhvillimit të të gjitha aktiviteteve manifestuese sa i përket aspektit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme në mbarëvajtjen e këtyre manifestimeve deri në përfundim të tyre, në këto dy lokacione çdo gjë ka shkuar sipas planit të paraparë operativ dhe nuk është shënuar asnjë incident, përderisa pas përfundimit, rreth orës 13:45 pjesëmarrësit kanà « filluar të shpërndahen ngadalë ashtu siç edhe kishin ardhur në mënyrë të qetë.

* * * *

Serbët e pranishëm në manifestimin e Vidovdanit edhe këtë vit kanë provokuar me mbishkrime nacionaliste si dhe figura të kriminelëve serbë, Slobodan Millosheviq dhe Ratko Mladiq.

Ata po ashtu në fanellat e tyre kanë vendosur mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Këtë herë nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Beogradit.

Ndryshe, pjesa zyrtare e shënimit të ‘betejës për Kosovës’ ka përfunduar dhe kolonat e pelegrinëve serb po kthehen për në Mitrovicë, ku nga ora 16:00 nis ceremonia e zbulimit të shtatores së Car Llazarit.

Mbi 20 autobusë me serbë pritet të arrijnë në Gazimestan

Princi i Serbisë, Karagjorgjeviq si dhe përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe, Vladika Teodosije kanë arritur tashmë në Gazimestan për të shënuar festën e Vidovdanit, ndërkohë që pritet të arrijnë edhe 20 autobusë me serbë nga Graçanicë.

E plotësuar: Një numër i serbëve kanë filluar të mblidhen në Gazimestan për të shënuar festën e Vidovdanit. Ndërkohë bëhet e ditur se kanë arritur edhe tre autobusë me targa të Beogradit, bën të ditur ekipi i Telegrafit në terren.

Policia e Kosovës po ndalon personat të cilët po shihen me pije alkoolike.

Të rinj serbë shihen me flamuj të Serbisë, ndërkohë që Policia e Kosovës po e vëzhgon situatën, raporton Telegrafi.

Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për tubimin publik në Gazimestan, ndërkohë zëdhënësi Daut Hoxha bëri të ditur se policia e Kosovës do të ndërmarrë veprime të menjëhershme në përputhje me situatën e krijuar.

Ndryshe, gjatë orëve të paradites kanë arritur në Graçanicë autobusë nga Serbia për të marrë pjesë në shënimin e manifestimit.

SHPËRNDAJE