Vetëm disa ditë pas alarmimit se Serbia futet në borxhe në çdo minutë nga 3300 euro, guvernatori i Bankës Kombëtare të Serbisë, ka deklaruar se vendi nuk do të duhej të merrte më borxhe të reja, por të bënte marrëveshje të reja që të ketë mundësi financimi në rast se ekziston nevoja.

Këtë marrëveshje Serbia do të duhej ta bënte me Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe atë në afat prej dy vjetësh, derisa të kalojë kriza financiare në Bashkimin Evropian.

Guvernatori Dejan Shoshkiç ka deklaruar se vendi ka nevojë për një reformë të thellë në këtë kohë, e sidomos deri në periudhën e zgjedhjeve të reja kur mund të nisë rimëkëmbja.

Qeveria e Serbisë gjatë gjithë këtyre viteve të fundit është futur në borxhe për 23.3 miliardë dollarësh ose mbi katër milionë në ditë në dy vjetët e fundit.

Kjo bënë që vetëm Serbia të ketë borxhe më shumë se gjithë ish-Jugosllavia në kohën e shpërbërjes së saj.

SHPËRNDAJE