Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që në marrëveshjen e sotme të hiqet “Republika e Kosovës” dhe të mbetet vetëm “Kosova”.
Mirëpo, kjo kërkesë nga Serbia nuk është pranuar nga amerikanët dhe nga nikoqiri i takimit, Richard Grenell.
Amerikanët kanë deklaruar se nëse hiqet “Republika e Kosovës”, do të hiqet termi edhe “Republika e Serbisë”, pas kësaj dy palët, si ajo kosovare, si ajo serbe kanë pranuar që në marrëveshje të jenë vetëm emrat e shteteve.
Kosova dhe Serbia do të jenë emrat në marrëveshjen e sotme mes dy vendeve, si dhe emrat e kryeqyteteve, Prishtina dhe Beogradi.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga gazetari i “Klan Kosovës”, Adriatik Kelmendi, i cili ka marrë vesh nga delegacioni kosovar ku po qëndron në Uashington.
Kelmendi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë gati për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes dy vendeve.