Në Gjenevë përfaqësuesit e  organizatave dërkombëtare (IOM) i kanë deklaruar agjencisë informative « Presheva Jonë » se mes « martesave » të të rinjve serbë me shqiptare është dicka më shumë se « dashuri » është biznes, madje ata thonë se këtu fjala është edhe për  trafikim legal të femrave shqiptare përballë Tiranës dhe Beogradit zyrtar.


Preshevë, 26 dhjetor /AIK-Presheva Jonë

Qindra  të rinj serbë për çdo muaj martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë. Kështu këto ditë shkruan shtypi serb. Për një nuse shqiptare ata paguajnë 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana. Në këtë zonë serbe, theksojnë mediet, nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo tashti, siç thuhet, mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.

 

Në disa rajone në Serbi qe 30 vjet s’ është dëgjua vajë fëmije, tash voglushët me origjinë shqiptare thrrasin “mama”, “tata”…

« Shqiptarja e dashuruar në pyjet e Serbisë » (Albanka zavolela srpsku planinu -Vesti),  « Shqiptarja ka mbetur  ne stan për t’i ruajtur fëmijët » ( Albanka ostaje na Goliji da cuva sinove!- Kurir)  Madje shtypi serbë ka shkruar se « Lumaj eshte njëra nga 150 shqiptaret  e martuar në Sebi dhe kohëve të fundit nga martesat e deri sot tash në keto rajone kemi 200 voglushë që flasin “mama”, “tata”…qe i ka kthyer gjallërinë Serbisë.. ». Duke iu falënderuar nuseve nga Shqipëria, është ringjallur tërë rajoni i Peshterit. Në Buxhevë afër Sjenicës, 30 vite nuk është dëgjuar vaji i fëmijës, ndërsa tash janë 12 fëmijë, e disa tjerë pritet të lindin. Disa të pamartuar bëhen gati për martesë me shqiptare, kryesisht ortodokse e katolike nga rrethina e Shkodrës. Kisha serbe e ka dhënë bekimin për të gjitha këto martesa, ndërsa ka pagëzuar edhe fëmijët

 

Lume Miliçevic është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur të mbetet në Serbi. Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat. Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të të rinjve serbë nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo grumbullon vajza dhe familje të interesuara për martesa. Më pas ndërmjetësuesja organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.

Kur para gjashtë vjetësh erdhi nga rrethina e Tiranës, në Guberevën e largët të Golisë, shqiptares Lume Nishraj nuk i ka penguar që i zgjedhuri i saj Radisav Miliçeviq është plak, e as se jeton larg qytetit, në skëterrë, ku shitorja më e afërt është gjashtë kilometra larg. Asaj nuk i pengon as që i bën punët më të rënda, me baltën deri në gjunjë, duke luftuar me borën dhe ujqit, dhe duke u kujdesur për vjehrrën plakë Milicën, shkruajnë mediet e Beogradit.

 

SHQIPËRIA ME 200 DHONDURË SERBË, OSE ME E “PASUR” PËR 600 MIJË EURO ! 

 

Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. “Veçernje Novosti” shkruan se deri në vjeshtë pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare. Vetëm një martesë rezulton e pafat, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër. Nesë llogarisimi se një martësë në mënyrë legale  me dijen e autoriteve serbe dhe shqiptare  bëhet pazar me shumë prej 3000 eurosh, del se  Shqipëria « pasurohet » për 600 mijë euro ose Serbia « varfërohet » për aq euro ne emër të « dashurisë » kupto trafikut  legal të femrave shqiptareve  nga Shqipria via Serbia ?!

Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesa udhëtimet e serbëve në Shqipëri. Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe. Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve.  Në Gjenevë përfaqësuesit e  organizatave dërkombëtare (IOM) i kanë deklaruar agjencisë informative « Presheva jonë » se mes « martesave » të të rinjve serbë me shqiptare është dicka më shumë se « dashuri » është biznes, madje ata thonë se ketu është fjala edhe për  trafikim legal të femrave shqiptare përballë Tiranës dhe beogradit zyrtar.

 

 

SHPËRNDAJE