Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të vendit.
Washington, 14 priil/ AIK-Presxheva Jonë
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të vendit.
Në urim thuhet:
E nderuara Zonja Presidente,
Urime për zgjedhjen Tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës. Si femra e parë udhëheqëse e shtetit në hapësirat e ish-Jugosllavisë, udhëheqja e Juaj pa dyshim do të inspirojë gra dhe vajza në tërë regjionin dhe do t’i tregojë tërë botës vlerat demokratike dhe tolerancën që shteti Juaj i ri i ka përqafuar.
E kujtoj me dashuri takimin tonë në Prishtinë vitin e kaluar. Me padurim pres që të punoj me Ju në përmirësimin e rolit të femrës në regjionin e Ballkanit dhe të vazhdojmë përpjekjen tonë të përbashkët për të forcuar qeverisjen e Kosovës, që ta vendosim sundimin e ligjit në tërë shtetin dhe ta zgjerojmë njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
Ju uroj çdo sukses në këtë përgjegjësi Tuajën të madhe.
Sinqerisht e Juaja,
Hillary Rodham Clinton