Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, shpreh ngushëllimet për vdekjen e Richard Holbrooke
“Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e ambasadorit Richard Holbrooke, përfaqësuesin e posaçëm i SHBA për Afganistanin dhe Pakistanin thuhet më tej në telegramin e Rasmusen, “Më lejoni zoti President që, në emër të Aleancës të Atlantikut Verior – NATO-s, dhe në emrin tim personal, t’u shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta, Ju, qeverisë Amerikane, familjarëve, dhe popullit Amerikan për këtë vdekje”.
Beqir SINA
New-York, 14 dhjetor (AIK-Presheva Jone)

Në telegramin e tij kreu i Natos, thotë se “Shpreh ngushëllimet më të thella, Qeverisë, popullit Amerikan dhe familjes së Richard Holbrook, për këtë vdekje të rëndë. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne , qeverinë Amerikane familjen e tij dhe popullin Amerikan”, ka thënë Rasmusen.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e ambasadorit Richard Holbrooke, përfaqësuesin e posaçëm i SHBA për Afganistanin dhe Pakistanin thuhet më tej në telegramin e Rasmusen, “Më lejoni zoti President që, në emër të Aleancës të Atlantikut Verior – NATO-s, dhe në emrin tim personal, t’u shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta, Ju, qeverisë Amerikane, familjarëve, dhe popullit Amerikan për këtë vdekje”.
Rasmusen thotë se “Përulem me respekt për aftësitë e tij diplomatike, vizionin strategjik dhe përcaktimin e tij legjendar. Si arkitekt i Marrëveshjes së Dejtonit 1995, ambasadori Hollbruk, thotë Rasmusen, ambasadori Holbrook, ka luajtur një rol kyç në dhënien fund të luftës në Bosnje, tragjedinë më të tmerrshme në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.”
“Në fund të karrierës së tij të gjatë dhe të shquar, ai udhëtoi pa pushim në Afganistan dhe Pakistan në ndjekje të paqes dhe stabilitetit në rajon. Ai e dinte se historia është e paparashikueshme, që ne ndonjëherë kemi për t’a mbrojtur deri edhe me sigurinë tonë, duke u përballur me konflikte në vende të largëta, dhe se aleanca transatlantike mbetet e pazëvendësueshme, në zgjidhjen e këtyre konflikteve.” theksohet në telegramin e Sekretarit të përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.