Për ish-presidenti e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, Bashkimi Evropian në këtë moment, kur situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar pas invazionit rus në Ukrainë, është e përçarë.
Sipas tij kjo përçarje është katastrofale.
Sipas Schulz është koha që BE-ja t’i realizojë premtimet e veta.
Ai gjatë fjalimit të tij është treguar kritik edhe ndaj qasjes së Serbisë në raport me BE-në sidomos me mospjesëmarrjen e Beogradit në harmonizimin e politikës së tij të jashtme me BE-në në raport me sanksionet ndaj Rusisë.
“Nuk mund të kërkosh anëtarësim ne BE e t’i shkelësh parimet e BE siç po bën Beogradi”.
Një ndër folësit e këtij samiti ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij Beogradi, ka zgjedhur autokracinë si sistem qeverisës, e jo demokracinë sikur Kosova.
Serbia sipas Kurtit ka ngjashmëri të mëdha me Rusinë në aspektin e tipit të sistemit qeverisës.
“Sunduesit autokratik i japin llogari vetëm vetes. Po të ishte Rusia demokraci nuk do ta sulmonte Ukrainën. Serbia ende vazhdon të mos vendos sanksione ndaj Rusisë. Presidenti i Serbisë ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë për gazin. Beogradi e Moska janë pajtuar për politikën e jashtme. Beogradi po përçon sinjale që e ka zgjedhur autokracinë”, ka thënë Kurti.
E mu për këtë arsye Kurti mendon se bota demokratike duhet të flasë me një zë kur fjala bie për shtetet autokratike si Serbia e Rusia.
“Me demokracinë nënkuptojmë krijimin dhe promovimin e institucioneve funksionale. Qeveria jonë ka marr mandatin më 22 mars vitit të kaluar. 22 vite më vonë kemi treguar se demokracia dhe progresi ekonomik shkojmë krah për krah dhe esenciale është parimi i së drejtës.
Sipas Kurtit në një shtet të vërtet demokratik duhen respektuar ligjet dhe të mbizotëroje barazia.
“Me qeverinë tonë Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt një ideje të tillë. Prej qe e kemi marr mandatin autoriteti ligj zbatues ka ndërmarrë 800 aksione duke përfshirë arrestimin e mbi 2 mijë qytetarëve kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, ka thënë Kurti.
Kurti më tej gjatë fjalimit të tij është lavdëruar edhe me punën e qeverisë së tij.
“Investimet e huaja janë rritur, kemi rritur 40 mijë vende të punës dhe e keni buxhetin më të madh ndonjëherë. Investitorët e huaj e kanë më lehtë për të investuar në Kosovë sepse nuk kanë më nevojë për t’i korruptuar autoritetet”.
“Edhe pse ka kriza që po e prekin botën, në Kosovë mund të menaxhohet më lehtë kjo krizë, dhe Kosova po e përballet me një krizë që po e prek shumë, si ngritja e çmimit të energjisë dhe atyre të produkteve esenciale. Në dy dekadat e fundit ka pasur mungesë të gjenerimit të energjisë dhe tregon dështimin për riparimin e termocentraleve”, tha tutje Kurti