Ministri gjerman i Financave: Do angazhohem fort në të gjitha mënyrat

Eurogrupi duket se do të ketë një president të ri. Është kryefinancieri gjerman Volfgang Schaeuble i cili ka konfirmuar interesin e tij në krye të këtij organizmi. Si ministër financash më duhet të angazhohem fort në të gjitha mënyrat. Ajo që me të vërtetë më intereson është që eurogrupi të vijojë të kryej detyrën e vet, ashtu sikurse edhe nën presidencën e Jean Claude Juncker, ka thënë Schaeuble. Presidenti i grupit europian të ministrave të financave Juncker, njëkohësisht edhe kryeministër i Luksemburgut ka shprehur mbështetjen e kandidatit gjerman në krye të Eurogrupit.

Zgjedhja e Ëolfgang Schaeuble në këtë post është konsideruar si ideale nga presidenti aktual, i cili ka shprehur qartë se nuk do të kandidojë më për të drejtuar Eurogrupin, pas muajit qershor kur përfundon edhe mandate i tij. Gjithsesi zgjedhja e Ëolfgang Schaeuble në krye të Eurogrupit favorizon Gjermaninë e cila është edhe udhëheqësja kryesore e vendimeve të ndryshme për Eurozonën të miratuara nga ky grup. Ministri aktual i financave gjermane është shprehur se ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Greqi, të cilat do të jenë vendimtare edhe për të ardhmen e saj kryesisht për qëndrimin në zonën euro.

Volfgang Schaeuble ka theksuar se “Eurozona është në gjendje ta përballojë daljen e Greqisë prej saj. “Në dy vitet e fundit kemi mësuar shumë dhe kemi ndërtuar mekanizma mbrojtës” ka shpjeguar Ëolfgang Schaeuble, sipas të cilit janë kufizuar rreziqet për një infektim të mëtejshëm të vendeve anëtare të eurozonës dhe “idea se nuk jemi në gjendje të reagojmë në një kohë të shkurtër nuk është e vërtetë, afirmon kandidati i ardhshëm për presidencën e Eurogrupit.

SHPËRNDAJE