Samsungu për tetorin e këtij viti është duke përgatitur versionin e ri të Galaxy Note, hibridit të smartphone dhe tablet. Sipas thashethemeve të fundit, Galaxy Note II do të ketë ekran diç më të madh me rezolucion të lartë dhe hardver dukshëm më të fuqishëm dhe sistem operativ Android 4.0.Flitet për procesorin dybërthamësh Exynos 5250 me 1,7 GHz dhe 1,5 ose 2 GB memorie RAM, ndërsa ekrani me rezolucion 1680 x 1050 pikë do të duhej të ketë diagonale prej 5,5 inçësh dhe përkrahjen tashmë të njohur për stylus. Burimet jozyrtare përmendin edhe përkrahjen për rrjetet mobile 4G LTE, ndërsa informata zyrtare nga Samsungu nuk ka akoma.

SHPËRNDAJE