Koalicioni i “SHQIPTAREVA TE LUGINES” po vazhdon vizitat e tyre nëpër të gjitha lokacionet në Luginë, për të shtrirë programin e tyre përballë Beogradit diskriminues për katër vitet e ardhshme. Gjatë ditës se djeshme ata kanë qendruar në fshatrat Nesalcë e Letovicë, ku janë pritur me entuziazëm nga banorët atje, të cilët presin vazhdimsi të opozitarizmit karshi qeverisë serbe, deri në realizimin e trajtimit të dinjitetshëm të shqiptarëve në Luginë, në secilën sferë të jetës.

Postimi i plotë i z. Sali Salihi në facebook:

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës nuk është vetëm koalicion i partive politike shqiptare në Luginë. Është bashkim i ideve, qëndrimeve dhe mënyrës se si i qasemi problematikave që i kemi përpara.
Përfaqësimi minimal në organet shtetërore, e diku edhe zero, paraqet diskriminim të pastër, për të cilën nuk duhet të heshtet. Heshtja nënkupton pranim të situatës.
Më 3 Prill, nuk do të heshtin as Nesalca e Letovica, prej nga morëm edhe përkrahjen që lista me nr.16 “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është adresa e duhur për përfaqësim në Parlament.

SHPËRNDAJE