S’PATA QARE PA RREH MAGJUPIN SE MA PAT RREH ASLLANIN
Kishte qelluar Ramadan Shabani ne nje ode te burrave, por aty kishte qene edhe vellai i tij, Asllani.
Dhe Asllani (vellai i Ramadanit), jo bash i mençur, kishte pas folur shume.
Veç fliste se si i kishte rrahur njerezit, duke u paraqitur keshtu trim i madh.
Dikur i thone burrat Ramadanit:
-O Ramadan Shabani, e paske vllaun trim t’madh! Paska rreh shume njerez! Po ti Ramadan a ki rreh naj njeri?
-Ramadani po u thote:
-Po, une e kam rreh ni here ni magjup.
-Qysh Ramadan me rreh magjupin… ti burr pleqnar?
-Ehhh more burra! S’pata qare pa rreh se ai magjupi ma pat rreh qet Asllanin, tha Ramadan Shabani.
Asllani uli koken e nuk ju degjua zeri ma.

 

Ne nje avion po udhtonin nje hoxhe , nje fmi , Sali berisha , Ismajl kadare dhe Lorik Cana
Komandanti i njoftoi se avioni do shperthente dhe duhej te hidheshin me parashute , por problemi ishte se u dha vetem 4 parashuta
dhe ata ishin pese . Loriku merr nje parashute i pari dhe thote , me vjen keq por une e meritoj se pa mua kombtarja e futbollit ska kuptim
dhe hidhet , pastaj kap parashuten Sala dhe thote , une jam i pari i vendit , pa mua do kalojme ne krize qeveritare , pastaj kam dhe autostraden e
Elbasanit per ta mbaruar , me vjen keq dhe hidhet .
Kadare kap nje parashut dhe thote , une do hidhem se dua te jetoj dhe pak me shprese mos marr çmimin nobel se e kam fiksim dhe hidhet .
Ngej hoxha dhe femia . Hoxha i thote fmis , merre parashuten qe ka ngelur dhe hidhu se ti ke jeten perpara , kurse une kam hedhur pas kraheve te shumten .
Jo jo pa problem ja kthen çuni , kan ngelur dhe dy parashuta se xhaxhi Sali mori çaten time te shkolles .

 

Hajni dhe policia

-Një mëngjes një hajnit i troket dikush në derë. Hajni afrohet tek dera dhe bërtet: Kush është?
-Zëri pas derës përgjigjet: Policia!
-Hajni i pyet: Çfarë dëshiron?
-Polici përgjigjet: Deshëm të flasim pak!
-Hajni i pyet prapë: Sa veta jeni?
-Polici: Dy!
-Hajni: E atëherë flisni me njëri-tjetrin pra!

Kulleri në varrim

– Ka qenë një kuller prezent në një varrim.
Gjatë varrimit, atë po e telefonon një shok i tij dhe po e pyet se ku është. Kulleri i përgjigjet: – Qe be jena tu e mbjellë një njëri.
Kam parë një ëndërr

Po i thotë i biri babait të tij: Baba, mbrëmë kam parë në ëndërr që ti m’i jepje 50 euro. Babai: mirë biri im, shpenzoj të gjitha, asnjë mos ma kthe.

Nxënësi i pafajshëm

Sapo hyn nxënësi në klasë e pyet mësuesen: – Mësuese a dënohet njeriu për diçka që nuk e ka bërë?. Mësuesja: – Jo asnjëherë. Nxënësi:- Eh mirë pra, shpresoj se nuk do të më dënosh që nuk i kam bërë detyrat e shtëpisë!.

Dajaku!

E pyet shoku shokun e tij: Pash Zotin si i edukon ti fëmijët, me dajak apo me fjalë të mira?. Po natyrisht, me fjalë të mira e të ëmbla, i përgjigjet ky. E me dajak?, e pyet tjetri. E përdori edhe dajakun nganjëherë, por kryesisht për vetëmbrojtje!

Duke shikuar olimpiadën

– Njëherë, Burri dhe gruaja ishin duke shikuar olimpiadën në TV, garën e vrapimit. Gruaja e pyet burrin: Pse po vrapojnë këta?. Burri: Sepse i pari fiton 10 mijë euro. Gruaja: I pari paska arsye, por këta të tjerët jo!.

SHPËRNDAJE