Qarkullimi i lirë i njerëzve nga Republika e Kosovës do të lehtësojë dhe ndihmojë dukshëm zhvillimin e aktiviteteve kulturo- arstistike në në Preshevë, ka deklrauar për Radiotelevizionin Presheva drejtori i Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica, Naser Nuredini.

Arditë BEHLULI
Preshevë, 25 janaR/ AIK-Presheva Jonë

Edhe viti që lam pas ishte karakterizuar me dy festivalet që tani më janë tradicionale për vendësit si festivali i komedisë shqiptare dhe festivali i këngës për fëmijë. Viti 2010 për këtë institucion kuturorë përgjithësisht ishte në nivel të kënaqshëm në lidhje me realizimin e projekteve kulturore duke patur parasysh problemet teknike që ishin evidente edhe gjatë asaj periudhe. Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, Naser Nuredini ka prognozuar se viti 2011 në dallim me vitin 2010 do të jenë në nivel më të lartë në lidhje me organizimet kulturo- arstistike. Si drejtues i këtijë institucioni ai ka ftuar të gjithë dashamirët e artit që të shprehin talentin e tyre. Dyert janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të kontriuojnë në ruajtjen dhe kultivimin e artit ka theksuar ndër të tjera, zoti Nuredini për televizionin tonë. Mbetemi me shpresë se kultura në vendin tonë do të jetë nismëtare për të thyer barrierat e kufinjëve në mes vendeve në komunën e Preshevës

SHPËRNDAJE