Rusia sot ka ngritur shqetësimin e saj rreth arritjes në Detin e Zi të një anije amerikane e pajisur me sistem mbrojtës raketor.

Ministria e Jashtme e Rusisë ju ka dërguar mediave një komunikatë ku e shpreh protestën e saj rreth këtij vendimi amerikan, duke thënë se atë e sheh si “kërcënim për sigurinë tonë”.

Anija, “Monterej”, është dërguar në rajon për ushtrime detare me Ukrainën. Rusia rregullisht e ka ngritur zërin kundër propozimit amerikan për vendosjen e një sistemi mbrojtës raketor me bazë në Evropën Lindore.

SHPËRNDAJE