Preshevë, 28 janar -“Bjellorusia i jep dhuratë Serbisë tetë avionë luftarak MIG-a S-300 për sistemet raketore të mbrojtjes ajrore serbe dhe tip avioni Buk MiG-29..” rraptojnë mediat serbe. Ky mobilizim vjen në kohën kur shqiptarëve te Luginës se Preshevës i ndalohen tekstet shkollore, te cilëve dite me pare ju konfiskuan armë, pardon libra në kufi. Me këtë del, se për Beogradin, Serbia me mire të mobilizohet me arme se sa me libra?! Kështu behet “paqja”, “demokracia” dhe shkohet në BE..
Ky arsenal i madh luftarak është rezultat i marrëveshjes ndërmjet diktatorit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko me kryeministrin serb Alekdsnader Vucic i cili gjatë vizitës së delegacionit të Qeverisë së Serbisë Minsk, do theksuar se Vucic nga Davosi i kërkoi presidentit serb ta “mbyllin” gojën e t ‘mos përdorin fjalën luftë, qe del sikur mobilizimi i Serbisë nga Rusia e Bjellorusia janë “lodra” fëmijësh. Është interesant te thuhet edhe kjo se sot në Serbi me shumë hynë armë dhe drogë se sa libra ?!, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Bjellorusia, gjithashtu është treguar e gatshme për krijimin e shoqërive të përbashkëta serbe-bjellorusisht në industrinë e mbrojtjes për paraqitjen e përbashkët në tregjet e treta, dhe për ato më prestigjioze të tilla si Rusia dhe vendet e BE-së
Ministri i Mbrojtjes serbe në këtë kohë nuk ishte në gjendje për të komentuar se sa do të kushtojë Serbinë këta Miga