Publikohen pamjet e avionit të rrëzuar pak pas ngritjes nga aeroporti i Moskës, në bordin e të cilit ishin 71 pasagjerë.

Nga të dhënat e raportuara nga mediat ruse, të cilave iu referohen pothuajse të gjitha mediat ndërkombëtare, nga kjo tragjedi nuk ka të mbijetuar.

Avion rus me 71 persona në bord u rrëzua, ndërsa më parë ishte dhënë alarmi se ishte zhdukur nga radarët.

Aeroplani ishte i llojit Antonov An-148, ndërsa fluturonte nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit.

“Ekuipazhi dhe udhëtarët nuk kishin gjasë për të shpëtuar”, raportojnë mediat ruse.

Një aeroplan vendës i udhëtarëve në Rusi me 71 vetë në aeroplan, është përplasur pak kohë pasi është ngritur nga një aeroport i Moskës, kanë rapotuar mediat ruse.

Aeroplani i tipit, Antonov An-148, i kompanisë Saratov Airlines, është zhdukur sot nga radarët, derisa ishte duke fluturuar nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk të Uralit, ka raprotuar agjencia Interfax.

 

Des débris de l’An-148, qui s’est écrasé le 11 février 2018 peu après son décollage de l’aéroport international de Moscou.

“Aeroplani është

përplasur afër fshatit Argunovo”, më se 80 kilometra në juglindje të Moskës, ka raportuar Interfax, duke e cituar një burim të shërbimeve të emergjencës.

“Ekuipazhi dhe udhëtarët nuk kishin gjasë për të shpëtuar”, ka thënë ky burim.

Një tjetër burim i ka thënë agjencisë ruse, TASS, se janë gjetur pjesë të aeroplanit dhe se “askush nuk ka mbijetuar”.

Konsiderohet se në aeroplan ishin 65 udhëtarë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Nuk ka detaje të tjera të menjëhershme.

SHPËRNDAJE