Ishte një “shtëpi e bukur”, tha ajo për BBC-në dhe ndihej e sigurt atje.

“Kur filloi tërmeti, doja të shkoja te burri im që ishte në dhomën tjetër dhe ai donte të bënte të njëjtën gjë”, tha ajo. “Por teksa u përpoq të vinte tek unë me djalin tonë tjetër, por e  kishin të pamundur të lëviznin”.

“Ndërsa tërmeti vazhdonte, muri ra, dhoma u drodh dhe ndërtesa u zhvendos. Kur ndaloi, nuk e kisha kuptuar se isha një kat më poshtë. I thirra, por nuk mora përgjigje”.

33-vjeçarja u gjet e shtrirë me foshnjën e saj në gjoks, të cilën e mbante ende në krahë. Një gardërobë e rënë pranë saj ishte ajo që u kishte shpëtuar jetën, pasi ndaloi një copë të madhe çimentoje t’i shtypte, raporton abcnews.al.

Nëna dhe foshnja do të qëndruan pa lëvizur për gati 4 ditë. E shtrirë me pizhame nën rrënoja, Nekla nuk mund të shihte asgjë përveç errësirës, kështu që iu desh të mbështetej në shqisat e tjera për të kuptuar se çfarë po ndodhte.

Për lehtësimin e saj, ajo mundi menjëherë të thoshte se djali i saj i porsalindur, Jagiz, po merrte ende frymë. Për shkak të pluhurit, në fillim e kishte të vështirë të merrte frymë, por tha se shpejt u qetësua.

Ajo ndjeu se kishte lodra fëmijësh poshtë saj, por nuk mund të lëvizte për të kontrolluar ose për t’u rehatuar.

Përveç dollapit, lëkurës së butë të djalit të saj të porsalindur dhe rrobave që kishin veshur, ajo nuk ndjente gjë tjetër veç betonit dhe mbeturinave. Megjithatë, në sfond, ajo mund të dëgjonte zëra.

Ajo u përpoq të bërtiste për ndihmë.

“A ka njeri atje; A po na  dëgjon dikush;” bërtiti me gjithë fuqinë e zërit të saj.

SHPËRNDAJE